Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup, Doc. Dr. Faredin Ebibi, së bashku me bashkëpunëtorët Mr. Argëtim Saliu dhe Zekirja Metushi, vizituan Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, ku takuan drejtorin Dr. Skender Asani.

Pasi që ky ishte takimi i parë zyrtarë i këtij niveli të institucioneve të lartpërmendura, u diskutuan shumë tema të rëmdësishme që kanë të bëjnë me arsimin, shkencën, kulturën dhe traditën kombëtare dhe fetare të shqiptarëve në Maqedoni.

Bashkëpunimi i FSHI-së dhe ITSHKSH-së do të thellohet me organizimin e përbashkët të disa projekteve shkencore, si: seminare, simpoziume dhe konferenca shkencore. Po ashtu vlen të theksohet se në kuadër të këtij bashkëpunimi do të bëjnë pjesë edhe shkëmbimi i literaturës dhe kuadrit mësimdhënës në studimet deridiplomike dhe pasdiplomike.

Shkup,
15.07.2016