Një delegacion i Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë në përbërje: Prof. Dr. Fahrush Rexhepi, dekan, M-r. Vedat Shabani, sekretar, Prof. Dr. Zija Abdullahu dhe Prof. Dr. Sulejman Osmani, sot vizituan Fakultetin e Shkencave Islame – Shkup, ku u pritën nga dekani i Fakultetit, Doc. Dr. Faredin Ebibi.
Gjatë takimit u diskutuan tema nga veprimtaria akademike e të dy institucioneve, ku theks të veçantë iu kushtua elaborimit të procesit të akreditimit të FSHI-së, ku Dekani, Dr. Faredin Ebibi, i njoftoi të pranishmit se nga ky vit akademik 2015/2016 FSHI-ja, fillon me programin e ri studimor Studime Islame, program tani më i akredituar. Po ashtu Dekani, Doc. Dr. Faredin Ebibi, të pranishmit i njoftoi me ecurinë e akreditimit të shkallës së dytë studimore, ku ne si FSHI, kemi aplikuar në Agjencionin për Akreditim të RM-së me të gjitha dokumentet e nevojshme dhe tani jemi në pritje të përgjegjës.
Nga të pranishmit u diskutuan edhe shumë tema tjera në interes të dy institucioneve të arsimit të lartë, formave të bashkëpunimit të mëtutjeshëm në realizimin e projekteve akademike.
Dekani i FSI-së, Prof. Dr. Fahrush Rexhepi në mes tjerash e ftoi për vizitë zyrtare Dekanin e FSHI-së, në Prishtinë, ku do të kemi mundësinë më për se afërmi të njoftohemi me punën dhe veprimtarinë e FSI-së.
FSHI – Shkup,
09.03.2016