Me rastin e 25 vjetorit të themelimit të revistës “Drita Islame”, Komunitetit Musliman i Republikës së Shqipërisë organizoi konferencë shkencore me temë, “25 VITE DRITA ISLAME”.

I pranishëm në këtë konferencë ishte Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup, Doc. Dr. Faredin Ebibi, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, z-tri. Bujar Nishani, krerët e Bashkësive Fetare Islame të rajonit, drejtues të institucioneve të ndryshme, si dhe akademikë e studiues nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia, të cilët referuan përgjatë katër paneleve shkencore.

Gjatë konferencës u promovua edhe libri “Bibliografia e gazetës Drita Islame (1992-2011)” dhe u transmetua një dokumentar kushtuar revistës “Drita Islame”.
Në shenjë mirënjohje studiuesit në fund të programit u dekoruan me çertifikatë.

28 shkurt 2017
Hotel Tirana International