Sot më datë 03.02.2022, Dekani i FShI-Shkup priti për vizitë Kryetarin e Meshihatit të Kroacisë, Myftiun e nderuar Aziz ef. Hasanoviç, i shoqëruar nga kryetari i Kuvendit të Bashkësisë Islame në Kroaci, Dr. Mirza Sabiç, Zëvendësmyftiun Mevludi ef. Arslani dhe Sekretarin e Meshihatit të Kroacisë, Nermin ef. Botonjiç.
Në pritje të delegacionit të nderuar ishin prodekani prof. Dr. Muaz Agushi, prof. Dr. Muhamed Mustafa, Prof. Dr. Hasan Xhillo.
Prof. Dr. Shaban Sulejmani – Dekani i FSHI-Shkup shprehu falënderim delegacionit për vizitën Fakultetit të Shkencave Islame-Shkup, dhe njëherit shkurtimisht i informoi për Fakuktetit, veprimtarinë dhe aktivitet e saja.
U morën vesht për një bashkëpunim të përbashkët dhe shkëmbim eksperiencash në rrafshin shkencorë e akademik me Institutin për gjuhë arabe dhe islamistikë që vepron në kuadër të Rijasetit të BFI të Kroacisë.
Ishte ky takimi i parë, me shpresë të mos jetë i fundit, dhe në një të afërme të shpejtë të realizohet një takim në Zageb.