Në qytetin Shumen të Republikës së Bullgarisë po zhvillohet Konferencë Ndërkombëtare Shkencore me titull “100 vjet Medreseja Nuvvab” organizuar nga Intituti i Lartë Islam në Sofje. Në të po merr pjesë Dekani i FSHI-Shkup, Prof. Dr. Shaban Sulejmani. Ky moment u shfrytëzua mes tjerash edhe për të zhvilluar takime me figura të larta shkencore nga Republika e Turqisë dhe Bullgarisë. Gadishmëri e lartë u tregua nga përfaqësuesit e Universiteteve, me të cilët u bisedua për lidhje të ndonjë marrëveshje bashkëpunimi me Universitetet simotra nga Republika e Turqisë si dhe Instituti i Lartë Islam i Sofjes. Konferenca ishte mjaftë e frytshme.