Loading...
Home2023-01-17T13:09:41+00:00

Lajme

Ceremonia solemne e fillimit të vitit të ri akademik 2025/2026

6 Tetor, 2025|

Në ambientet e Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup u zhvillua ceremonia solemne e fillimit të vitit të ri akademik 2025/2026, e cila u karakterizua nga një atmosferë të ngrohtë, shpirtërore dhe akademike. Ceremonia filloi me leximin e disa ajeteve Kur’anore nga studenti Hfz. Xhelil Havziu, duke e hapur këtë [...]

Këshilli Mësimor Shkencor i Fakultetit të Shkencave Islame mbajti Mbledhjen e 67-të

2 Tetor, 2025|

Më datë 02.10.2025, në ambientet e Fakultetit të Shkencave Islame u zhvillua Mbledhja e 67-të e Këshillit Mësimor Shkencor, e cila u kryesua nga Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi. Mbledhja u hap me lexim të as’hirit nga kryetari i Unionit të Studentëve, Islail Ismaili, dhe më pas vijoi sipas rendit të [...]

Forcimi i bashkëpunimit akademik ndërmjet Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup dhe Fakultetit të Studimeve Islame – Sarajevë

26 Shtator, 2025|

Në vijim të zhvillimit dhe forcimit të bashkëpunimit akademik ndërinstitucional, Fakulteti i Shkencave Islame – Shkup, i udhëhequr nga Dekani Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi, mirëpriti një delegacion nga Fakulteti i Studimeve Islame në Sarajevë, të kryesuar nga Dekani Prof. Dr. Mustafa Hasani. Në përbërje të delegacionit ishin gjithashtu Prof. Dr. [...]

Studentët e Fakultetit të Studimeve Islame të Sarajevës zhvilluan vizitë në Fakultetin e Shkencave Islame – Shkup

24 Shtator, 2025|

Në kuadër të nxitjes së bashkëpunimit akademik dhe kulturor ndërmjet institucioneve arsimore të rajonit, më 24 shtator 2025, Fakulteti i Shkencave Islame – Shkup mirëpriti një delegacion studentësh nga Fakulteti i Studimeve Islame në Sarajevë, i udhëhequr nga profesori Sejid Strika. Delegacioni u prit nga dekani i Fakultetit, Prof. Dr. [...]

Qëllimet

Fakulteti i Shkencave Islame ka për qëllim:

  • Krijimin e një ambienti, ku përvetësimi i dijes do të jetë në qendër të vëmendjes;

  • Pasurimin e bibliotekës së fakultetit me literaturë të re në gjuhët e huaja, e sidomos në gjuhën shqipe, gjë që do të ndihmojë kultivimin e njohurive nga shkencat islame;
  • Afirmimin e përkushtimit të Fakultetit të Shkencave Islame në lirinë e të menduarit, të shkruarit dhe të folurit;
  • Angazhimin e stafit kualitativ dhe me përvojë universitare në vend dhe jashtë vendit;
  • Zhvillimin dhe mirëmbajtjen atraktive, funksionale për përkrahjen e mësimdhënies;
  • Të krijojë kuadër me pikëpamje të reja dhe mënyra e të menduarit, dhe të mundësojë zhvillimin e aftësive dhe pranimin e sfidave dhe mundësive, të cilat i ofron shekulli 21.
  • T’i integrojë mësimdhënien, aktivitetet kreative dhe shkëmbimin ideve;
  • T’i përgatit studentët të ndërtojnë karrierë në sferën e shkencave islame, që të punësohen në institucionet e BFI-së në RM;

  • Integrimin e teknologjive informative në procesin e mësimdhënies;

Fakulteti i Shkencave Islame eksploron, zhvillon dhe promovon mësimdhënien dhe hulumtimin në projkete të ndryshme shkencore, me qëllim avancimi të dijeve, aftësive, shkathtësive të studentëve.

Fakulteti i Shkencave Islame ka vizion të qartë në ndërtimin e një kuadri të përgatitur mirë, të gatshëm t’u përgjigjet sfidave të kohës në fushën e shkencave  islame. 

Teologjia e përgjithshme Studime akademike ( 4 vjeçare) Program Studimorë. Themeluesi: Bashkësia Fetare Islame e RM-së. Institucioni: BFI në RM. Organi për dhënie të titullit: FSHI. Institucioni Arsimor: FSHI. Lokacioni: Hapësirat e FSHI-së në Shkup. Programi I akredituar nga:  Kryesuesit për akreditim.

Go to Top