Sot Fakultetin e Shkencave Islame e vizitoi kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Ferizaj, Bujar ef. Asani, së bashku me bashkëpunëtorët Rasim ef. Ademi dhe Mr. sc Sedat Ismajli. Delegacioni në fjalë u mirëprit nga Dekani i Fakultetit, Doc. Dr. Faredin Ebibi dhe Sekretari, Mr. sc Argëtim Saliu.
Fillimisht Dekani i Fakultetit ju dëshiroj mirëseardhje musafirëve dhe më pastaj i njoftoi në pika të shkurta për historikun e Fakultetit dhe projektet të cilat janë në realizim e sipër. Kryetari i KBI-së në Ferizaj njoftoi dekanatin e Fakultetit mbi aktivitetet e institucionit të cilin e udhëheq dhe projektet të cilat duhen të realizohen në prespektivë.
Në fund të dyja palët u ndanë të kënaqaur nga takimi dhe u dakorduan që vizita të tilla të kenë edhe në të ardhmen.