Këshillat e Xhamive të Gjermanisë, së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm të BFI-së dhe Myftiun e Gostivarit, vizituan Fakultetin e Shkencave Islame – Shkup

2025-07-29T05:51:21+00:00
Më datë 28.07.2025, Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup pati nderin të presë një delegacion të Këshillave të Xhamive të Gjermanisë, kryetarin e Qendrës Islame Shqiptare “El Furkan” në Mynih, z. Afet Rushiti, si dhe anëtarin haxhi Vexhi Abduli. Mysafirët u shoqëruan nga Sekretari i Përgjithshëm i Bashkësisë Fetare Islame (BFI), z. Irsal ef. Jakupi, dhe Myftiu i Myftinisë së Gostivarit, z. Sebahudin ef. Zendeli.
Qëllimi i vizitës ishte forcimi i bashkëpunimit mes institucioneve fetare dhe arsimore, shkëmbimi i përvojave në fushën e edukimit islam dhe ruajtja e […]
Këshillat e Xhamive të Gjermanisë, së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm të BFI-së dhe Myftiun e Gostivarit, vizituan Fakultetin e Shkencave Islame – Shkup2025-07-29T05:51:21+00:00

Këshilli Mësimor-Shkencor i Fakultetit të Shkencave Islame mbajti mbledhjen e 66-të të rregullt

2025-07-25T18:01:25+00:00

Më 24.07.2025 u mbajt mbledhja e 66-të e rregullt e Këshillit Mësimor-Shkencor (KMSh) të Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup. Mbledhja u zhvillua në ambientet e fakultetit dhe u drejtua nga Dekani i Fakultetit, Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi.

Kryesuesi i KMSh-së, pasi falënderoi Allahun e Gjithëfuqishëm dhe përshëndeti Muhamedin (a.s.) dhe pasuesit e tij, përshëndeti gjithashtu stafin akademik. Ai informoi të pranishmit se Reis ul-Ulema, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, nuk kishte mundësi të merrte pjesë në mbledhje për shkak të agjendës së ngjeshur, duke përcjellë uratat e tij në lidhje me përfundimin e vitit akademik 2024/2025.

[…]

Këshilli Mësimor-Shkencor i Fakultetit të Shkencave Islame mbajti mbledhjen e 66-të të rregullt2025-07-25T18:01:25+00:00

Urimi i Dekanit të Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup për miratimin e ligjit të akreditimit të Medresesë “Isa Beu”

2025-07-15T23:25:39+00:00

Të nderuar përfaqësues të Bashkësisë Fetare Islame, 
I nderuar Reis ul-Ulema i BFI-së, H. hfz. Shaqir ef. Fetahi, 
Të nderuar drejtues të Medresesë “Isa Beu”,
Të gjithë të përfshirë në këtë proces të rëndësishëm,

Me zemër të hapur dhe me ndjenja të thella mirënjohjeje, më lejoni që, në emrin tim personal dhe në emër të stafit akademik të Fakultetit të Shkencave Islame, t’ju uroj juve dhe mbarë besimtarëve miratimin e ligjit për akreditimin e Medresesë së ndritur “Isa Beu”.

Ky vendim shënon një hap historik në forcimin dhe institucionalizimin e arsimit […]

Urimi i Dekanit të Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup për miratimin e ligjit të akreditimit të Medresesë “Isa Beu”2025-07-15T23:25:39+00:00

Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame merr pjesë në përkujtimin e 30-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë

2025-07-15T22:27:22+00:00

Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup, Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi, mori pjesë në ceremoninë përkujtimore me rastin e 30-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë, e cila u mbajt më 11 korrik 2025 në Potoçari, Bosnjë dhe Hercegovinë. Pjesëmarrja e Dekanit në këtë ngjarje përfaqëson një akt solidariteti dhe respekti për viktimat e këtij krimi të rëndë kundër njerëzimit.

Udhëheqësi i delegacionit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Reis ul-Ulema H. hfz. Shaqir ef. Fetahi, në prononcimin e tij shprehu nderimet më të larta për të gjithë të rënët dhe për familjet e tyre, duke theksuar rëndësinë e […]

Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame merr pjesë në përkujtimin e 30-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë2025-07-15T22:27:22+00:00

Vizitë informuese e maturanteve të Medresesë së Vajzave “Isa Beu” – Gostivar në Fakultetin e Shkencave Islame – Shkup

2025-06-28T22:26:46+00:00

Në kuadër të aktiviteteve informuese dhe ditëve të hapura të Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup, u realizua një vizitë nga maturantet e Medresesë së Vajzave “Isa Beu” – Gostivar. Kjo vizitë kishte për qëllim njohjen nga afër me sistemin edukativo-arsimor të Fakultetit, ambientet akademike, si dhe mundësitë që ofron institucioni për studime të avancuara në fushën e shkencave islame.

Maturantet ishin të shoqëruara nga Myftiu i Gostivarit, H. Sabahudin ef. Zendeli, koordinatori i medresesë, Prof. Afrim Alija, si dhe disa profesoresha të kësaj shkolle. Ato u pritën ngrohtësisht nga Dekani i Fakultetit, Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi, së bashku me stafin akademik […]

Vizitë informuese e maturanteve të Medresesë së Vajzave “Isa Beu” – Gostivar në Fakultetin e Shkencave Islame – Shkup2025-06-28T22:26:46+00:00

Urime për fillimin e Vitit të Ri Hixhri 1447 / 2025

2025-06-25T16:16:23+00:00

Në këtë ditë të bekuar, le të kujtojmë se fillimi i një viti të ri është një mundësi për reflektim shpirtëror, përmirësim personal dhe afrimitet më të madh me Zotin. Uroj që ky vit të sjellë paqe, shëndet, begati dhe udhëzim për ju dhe familjet tuaja.

Me respekt Prof.dr. Abdulxhemil NESIMI,

Dekan i Fakultetit të Shkencave Islame-Shkup

Urime për fillimin e Vitit të Ri Hixhri 1447 / 20252025-06-25T16:16:23+00:00

Ceremonia e Absolventiadës – Gjenerata 2021–2025

2025-06-25T15:33:53+00:00

Më 23 qershor 2025, Fakulteti i Shkencave Islame – Shkup organizoi me solemnitet ceremoninë e Absolventiadës për gjeneratën 2021–2025 në ambientet e Filharmonisë së Maqedonisë së Veriut. Kjo ngjarje përmbyllëse shënoi jo vetëm fundin e një etape akademike për studentët, por edhe një moment falënderimi, reflektimi dhe mirënjohjeje për të gjithë ata që kontribuojnë në edukimin dhe formimin e brezave të rinj.

Në cilësinë e nikoqirit të mbrëmjes, Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup, Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi, mbajti një fjalim përshëndetës ku theksoi rolin e Fakultetit si vatër e dijes dhe formimit shpirtëror, përgëzoi absolventët për përkushtimin e tyre […]

Ceremonia e Absolventiadës – Gjenerata 2021–20252025-06-25T15:33:53+00:00

Fjalimi i Dekanit me rastin e Absolventiadës të gjeneratës XXV

2025-06-25T16:05:16+00:00

“Po All-llahut ia kanë frikën nga robërit e Tij, vetëm dijetarët” (Fatir : ajeti 28)

Falënderimet i takojnë Allahut, Zotit të botëve, që na mundësoi të arrijmë këtë ditë kaq të rëndësishme. Paqja dhe bekimi qofshin mbi Profetin Muhamed, modelin tonë më të mirë në dije, durim dhe moral. Përcjellim përshëndetje, shokëve të tij, familjen e tij të respektuar dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!

Inderuar Reis ul Ulema i BFI-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut, H.hfz. Shaqir ef. Fetahi,

I  nderuar Kryetar i Kuvendit,

Të nderuar anëtar të Riasetit të BFI-së,

I nderuar Myfti i Muftinis […]

Fjalimi i Dekanit me rastin e Absolventiadës të gjeneratës XXV2025-06-25T16:05:16+00:00

Fakulteti i Shkencave Islame – Shkup uron besimtarët myslimanë Festën e Kurban Bajramit

2025-06-05T11:58:55+00:00

Me rastin e Festës së Kurban Bajramit, Fakulteti i Shkencave Islame u uron të gjithë besimtarëve myslimanë festen e Kurban Bajramit!
Festa e Kurban Bajramit na rikujton vlerat e thella të sakrificës, përkushtimit dhe mëshirës.
Në këto ditë të bekuara, le të forcojmë besimin, solidaritetin dhe ndihmën ndaj njëri-tjetrit. Te përforcojmë lidhjet familjare dhe të qëndrojmë të bashkuar në vlera të larta fetare dhe njerëzore.
Allahu ua pranoftë kurbanët, lutjet dhe veprat e mira të gjithë besimtarëve myslimanë.

Paqja, mëshira dhe bekimet e Allahut qofshin mbi çdo familje dhe mbi mbarë shoqërinë tonë.

Me respekt dhe urime të përzemërta,

Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi
Dekan i Fakultetit të Shkencave […]

Fakulteti i Shkencave Islame – Shkup uron besimtarët myslimanë Festën e Kurban Bajramit2025-06-05T11:58:55+00:00

Fakulteti i Shkencave Islame mbajti mbledhjen e rregullt me stafin akademik

2025-05-28T18:54:24+00:00

Sot, më datë 28.05.2025, në ambientet e Fakultetit të Shkencave Islame u mbajt mbledhja e 65-të e rregullt e Këshillit të Mësimdhënësve të Shkencave Islame (KMSH), me qëllim diskutimin dhe miratimin e çështjeve të rëndësishme që lidhen me funksionimin dhe organizimin e brendshëm të fakultetit.

Mbledhja u hap nga dekani i fakultetit, Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi, i cili falënderoi përfaqësuesin e Reis ul-Ulemas, z. Fatih Azizi, si dhe stafin akademik për angazhimin e vazhdueshëm. Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit institucional në prag të përfundimit të vitit akademik.

Në rendin e ditës u trajtuan këto pika kryesore:

Fakulteti i Shkencave Islame mbajti mbledhjen e rregullt me stafin akademik2025-05-28T18:54:24+00:00
Go to Top