Delegacioni i Fakultetit të Shkencave Islame merr pjesë në Simpoziumin Ndërkombëtar në Kütahya të Turqisë
Administrator2026-05-21T15:46:41+00:00Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame, Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi, i shoqëruar nga Doc. Dr. Mumin Omerov dhe sekretari Mr. Neim Misimi, po merr pjesë në Simpoziumin Ndërkombëtar me temë “Dimensionet fetare, historike, kulturore dhe shoqërore të festave”, i organizuar nga Universiteti Dumlupınar, Fakulteti i Ilahijatit në Kütahya të Turqisë.
Ky aktivitet shkencor ndërkombëtar mbledh studiues, profesorë dhe hulumtues nga vende të ndryshme të botës, me qëllim të trajtimit akademik të rolit dhe rëndësisë së festave në aspektin fetar, historik, kulturor dhe shoqëror, si dhe ndikimit të tyre në ruajtjen e identitetit dhe traditës në shoqëritë bashkëkohore.
[…]
Profesorë nga Universiteti Kilis 7 Aralık University vizituan Fakultetin e Shkencave Islame në kuadër të programit Erasmus+
Administrator2026-05-19T16:45:53+00:00Sot, më 19.05.2026, në kuadër të programit Erasmus+, Fakulteti i Shkencave Islame pati kënaqësinë të mirëpresë një delegacion akademik nga Kilis 7 Aralık University, në një vizitë zyrtare me qëllim forcimin e bashkëpunimit ndëruniversitar dhe shkëmbimin e përvojave akademike e shkencore.
Delegacioni përbëhej nga Prof. Dr. Omer Xhide, Doc. Dr. Mehmet Su dhe Dr. Ahmed Kuraj, të cilët u pritën nga Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame, Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi. Gjatë takimit u diskutua mbi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e arsimit të lartë, zhvillimin e projekteve të përbashkëta akademike […]
Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame vizitoi Medresenë “Isa Beu”
Administrator2026-05-18T18:59:57+00:00Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup, Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi, realizoi një vizitë zyrtare në Medresenë “Isa Beu”, […]
Fakultetin e Shkencave Islame – Shkup e vizitoi kryetari i Fondacionit “Axis për Zhvillim dhe Qytetërim”
Administrator2026-05-18T19:03:34+00:00Sot, më 18.05.2026, Fakultetin e Shkencave Islame – Shkup e vizitoi kryetari i Fondacionit “Axis për Zhvillim dhe Qytetërim”, Rufat Sherifi, i shoqëruar nga nënkryetari i fondacionit, mr. Fevzi Musliu. Ata u pritën nga dekani i fakultetit, Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi, në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, ku u zhvillua një takim i frytshëm me karakter institucional dhe bashkëpunues.
Gjatë takimit, palët shkëmbyen informacione rreth veprimtarisë, misionit dhe aktiviteteve të institucioneve që përfaqësojnë, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet sektorit akademik dhe atij humanitar e shoqëror. Në fokus të bisedimeve ishte zgjerimi i bashkëpunimit në fusha me […]
Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame realizoi vizitë zyrtare në Myftininë dhe Medresenë e Djemve në Shtip
Administrator2026-05-14T15:01:56+00:00Në kuadër të angazhimeve institucionale për forcimin e bashkëpunimit me institucionet fetare dhe arsimore islame, Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame, Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi, realizoi një vizitë zyrtare në Myftininë e Shtipit dhe në Medresenë e Djemve në Shtip.
Delegacioni i Fakultetit u prit nga Myftiu i Shtipit, Mr. Nasir Rexhepi, si dhe nga koordinatori i Medresesë, Prof. Idriz Halitov, në një atmosferë të ngrohtë, vëllazërore dhe bashkëpunuese. Dekani shoqërohej nga Prof. Dr. Muhamed Mustafi, Prof. Dr. Jusuf Mustafai, Doc. Dr. Mumin Omerov, Ardit Sadiku, si dhe Kryetari i Parlamentit Studentor së bashku me anëtarët e kryesisë.
[…]
Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame në Shkup, Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi, realizoi vizitë zyrtare te Dekani i Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore të Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Florim Idrizi
Administrator2026-05-13T19:51:48+00:00Në kuadër të forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe akademik, Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame në Shkup, Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi, realizoi një vizitë zyrtare në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore të Universitetit të Tetovës, ku u prit nga Dekani, Prof. Dr. Florim Idrizi.
Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit akademik dhe shkencor ndërmjet dy institucioneve, me theks të veçantë në zhvillimin e projekteve të përbashkëta, organizimin e aktiviteteve shkencore dhe shkëmbimin e përvojave profesionale ndërmjet stafit akademik.
Me këtë rast, Dekani Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi i uroi Prof. Dr. Florim Idrizit detyrën e Dekanit të Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore, […]