Profesori Ismail Bardhi nderon me praninë e tij Fakultetin e Shkencave Islame – Shkup
Administrator2026-04-27T20:31:33+00:00Më 27 prill 2026, Fakulteti i Shkencave Islame përjetoi një moment të veçantë dhe të paharrueshëm, duke mirëpritur profesorin e mirënjohur Ismail Bardhi në një vizitë zyrtare që u karakterizua nga respekt i thellë institucional dhe frymë e lartë akademike.
Profesori Bardhi u prit nga dekani i fakultetit, Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi, së bashku me stafin akademik, në një atmosferë solemne dhe njëkohësisht miqësore, e cila pasqyroi vlerësimin e lartë për figurën dhe kontributin e tij ndër vite. Takimi u shndërrua në një hapësirë të pasur diskutimi, ku u rikujtuan me krenari arritjet e së kaluarës dhe u vlerësua dinamika e zhvillimit […]