DEKANI I FSHI-së viziton ITSHKSH

2024-07-21T21:48:05+00:00

Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup, Doc. Dr. Faredin Ebibi, së bashku me bashkëpunëtorët Mr. Argëtim Saliu dhe Zekirja Metushi, vizituan Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, ku takuan drejtorin Dr. Skender Asani.

Pasi që ky ishte takimi i parë zyrtarë i këtij niveli të institucioneve të lartpërmendura, u diskutuan shumë tema të rëmdësishme që kanë të bëjnë me arsimin, shkencën, kulturën dhe traditën kombëtare dhe fetare të shqiptarëve në Maqedoni.

Bashkëpunimi i FSHI-së dhe ITSHKSH-së do të thellohet me organizimin e përbashkët të disa projekteve shkencore, si: seminare, simpoziume dhe konferenca shkencore. Po ashtu vlen të […]

DEKANI I FSHI-së viziton ITSHKSH2024-07-21T21:48:05+00:00

Sekretari i përgjithshëm i BFI-së Irsal ef. Jakupi mbajti ligjeratë me studentët e FSHI-së

2024-07-21T11:16:23+00:00

Në kuadër të aktiviteteve që burojnë nga planprogrami i Parlamentit Studentor të FSHI-së, sot u realizua ligjerata e parë me studentët e Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup, me ligjerues Irsal ef. Jakupi, Sekretar i përgjithshëm i Bashkësisë Fetare Islame në RM.

Tema të cilën e prezantoi Irsal ef. Jakupi ishte: Organizimi dhe funksionimi i Bashkësisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë. Vlen të theksohet se pas prezantimit nga ana e ligjëruesit u hap debat ku u parashtruan shumë pyetje nga ana e studentëve të cilët në fund u ndanë shumë të kënaqur nga ky organizim dhe kërkuan që ligjerata të tilla […]

Sekretari i përgjithshëm i BFI-së Irsal ef. Jakupi mbajti ligjeratë me studentët e FSHI-së2024-07-21T11:16:23+00:00

Dekani i FSHi-së priti në takim delegacionin e FSI- Prishtinë

2024-07-21T11:00:21+00:00

Një delegacion i Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë në përbërje: Prof. Dr. Fahrush Rexhepi, dekan, M-r. Vedat Shabani, sekretar, Prof. Dr. Zija Abdullahu dhe Prof. Dr. Sulejman Osmani, sot vizituan Fakultetin e Shkencave Islame – Shkup, ku u pritën nga dekani i Fakultetit, Doc. Dr. Faredin Ebibi.

Gjatë takimit u diskutuan tema nga veprimtaria akademike e të dy institucioneve, ku theks të veçantë iu kushtua elaborimit të procesit të akreditimit të FSHI-së, ku Dekani, Dr. Faredin Ebibi, i njoftoi të pranishmit se nga ky vit akademik 2015/2016 FSHI-ja, fillon me programin e ri studimor Studime Islame, program tani më i akredituar. […]

Dekani i FSHi-së priti në takim delegacionin e FSI- Prishtinë2024-07-21T11:00:21+00:00

Telegram urimi për kryetarin e BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi

2024-07-21T10:54:07+00:00

Me rastin e dekorimit T’uaj me mirënjohjen “BEST SPIRITUAL LEADER 2015” nga Instituti Europian për Menaxhim, Drejtësi dhe Diplomaci, Dekanati i Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup në emër të stafit akademik, administrativ dhe studentëve ua uron këtë çmim shumë të rëndësishëm.

Pa dyshim që kjo mirënjohje nuk është e para, por as e fundit, që dëshmon veprimtarinë T’uaj të begatshme në kultivimin dhe mbrojtjen e interesave kombëtare, fetare dhe arsimore për të gjithë muslimanët e Republikës së Maqedonisë.

Andaj, edhe njëherit urime mirënjohjen e lartpërmendur dhe lusim Allahun që shëndeti, harmonia dhe sukseset të Ju ndjekin përgjithmonë. 

[…]

Telegram urimi për kryetarin e BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi2024-07-21T10:54:07+00:00

Dekani dhe Sekretari i FSHI-së morrën pjesë në hapjen solemne të Konferencës shkencore ndërkombëtare “Relegjioni dhe Dhuna”, në USHT- Tetovë

2020-09-14T19:49:40+00:00

Më 16 tetor 2015 Rektorati i Universitetit Shtetëror të Tetovës ishte nikoqir i Konferencës Shkencore Ndërkombëtare “Relegjioni dhe Dhuna”, që organizohet nga Universiteti Shtetëror i Tetovës, Universiteti i Vjenës dhe Universiteti i Insbrukut.
Me ftesë të Rektorit të USHT-së, Prof. Dr. Vullnet Ameti, në emër të Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup morrën pjesë Dekani i Fakultetit, Doc. Dr. Faredin Ebibi dhe Serketari, Mr. sc Argëtim Saliu.

Në këtë konferencë ishin të pranishëm personalitete të […]

Dekani dhe Sekretari i FSHI-së morrën pjesë në hapjen solemne të Konferencës shkencore ndërkombëtare “Relegjioni dhe Dhuna”, në USHT- Tetovë2020-09-14T19:49:40+00:00

Fakultetin e Shkencave Islame – Shkup, sot e vizitoi një delegacion nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, të udhëhequr nga Ministri, z-tri Abdilaqim Ademi

2024-07-21T11:19:28+00:00

Fakultetin e Shkencave Islame – Shkup, sot e vizitoi një delegacion nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, të udhëhequr nga Ministri, z-tri Abdilaqim Ademi

 

Fakultetin e Shkencave Islame – Shkup, sot e vizitoi një delegacion nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, të udhëhequr nga Ministri, z-tri Abdilaqim Ademi2024-07-21T11:19:28+00:00

AKREDITOHET FAKULTETI I SHKENCAVE ISLAME – SHKUP

2020-09-14T19:51:30+00:00

Bazuar në vendimin 12-23/3 të datës 01.04.2015, nga mbledhja e 39-të të mbajtur më 30.03.2015, Këshilli për Akreditim dhe Evaluim të Arsimimit të lartë të Republikës së Maqedonisë, ka marrë vendim për Akreditimin e Programit Studimor “Studime Islame”, me kohëzgjatje katër vjeçare, në ciklin e parë të studimeve- deridiplomike, pranë Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup.
Vendimin për akreditimin e Fakultetit, personalisht e sollën zv/nënkryetari i Këshillit për Akreditim dhe Evaluim të Arsimit të lartë, Prof. Dr. Mikolaj Kuzinovski dhe Prof. Dr. Agim Rushiti, udhëheqës i sektorit për […]

AKREDITOHET FAKULTETI I SHKENCAVE ISLAME – SHKUP2020-09-14T19:51:30+00:00
Go to Top