Më datë 05.12.2024 në zyrën e Dekanatit të Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup është bërë pranim dorëzimi i detyrës së dekanit të FSHI-së
Administrator2024-12-05T12:47:51+00:00Më datë 05.12.2024 në zyrën e Dekanatit të Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup është bërë pranim dorëzimi i detyrës së dekanit të FSHI-së, ku prof. dr. Abdulxhemil Nesimi e pranoi detyrën e dekanit nga ushtruesi i detyrës së dekanit prof.dr. Asan Xhilo. Pranimi i detyrës është bërë në praninë e disa profesorëve të FSHI-së që ishin të pranishëm aty dhe të disa përfaqësuese të Themeluesit të Fakultetit, gjegjësisht të Bashkësisë Fetare Islame të RMV-së.
Procesverbalin e pranim-dorëzimit e nënshkroi ushtruesi i detyrës së Dekanit prof. Asan Xhilo dhe dekani i porsazgjedhur prof. dr. Abdulxhemil Nesimi. Po ashtu, listën e të pranishmëve […]
Këshilli Mësimor – Shkencor i Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup zgjodhi dekan Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi
Administrator2024-11-27T17:49:28+00:00Këshilli Mësimor – Shkencor i Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup zgjodhi dekan Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi. Dekani i posa zgjedhur, falënderoj anëtarët e KMSH për besim e dhënë dhe deklaroj se do punojë në rritja e standardeve në mësimdhënie dhe kërkim shkencor, mbështetje për zhvillimin profesional të stafit akademik dhe përfshirja e metodave bashkëkohore të mësimdhënies, nxitja e projekteve të përbashkëta kërkimore dhe publikimeve në revista shkencore ndërkombëtare, pajisja e fakultetit me mjetet më të avancuara teknologjike për mësimdhënie dhe kërkim, rritjen e marrëveshjeve me universitete dhe qendra kërkimore, mbështetje akademike për studentët, etj.
[…]
Për vizitë shumë miqësore në Fakultetin e Shkencave Islame – Shkup, ishte Muhamed Jasir Sabaxhi – Drejtor i zyres se Ansamblesë së rinisë islame në Arabinë Saudite (WAMY), në Bosnjë
Administrator2024-10-09T20:52:53+00:00Sot në FSHI-Shkup, si një mundësi e shkëlqyeshme për t’u forcuar lidhjet akademike si dhe për t’u diskutuar mundësitë e bashkëpunimit në fushën e mësimit të gjuhës arabe, me një atmosferë takimi të ngrohtë dhe mikpritës, duke reflektuar mirëpritjen e ngrohtë dhe profesionalizm, Dekani i fakultetit Prof. Dr. Shaban Sulejmani, priti prof. Sabaxhi, Drejtorin e WAMY. Dekani e informoi mysafirin me rrjedhat e punës aktuale në fakultet, duke i dhënë një pasqyrë të thelluar mbi aktivitetet dhe iniciativat akademike që po zhvillohen.
Gjatë takimit, Prof. Dr. Shaban Sulejmani e informoi mysafirën mbi rëndësinë e mësimit të gjuhës arabe në fakultet, një fushë […]
NË FAKULTETIN E SHKENCAVE ISLAME – SHKUP FILLOJ VITI RI AKADEMIK 2024/25
Administrator2024-10-01T20:49:30+00:00Es-SELAM ALEJKUM
يَرْفَعِ اللَّهُ الَّذِينَ آمَنُوا مِنكُمْ وَالَّذِينَ أُوتُوا الْعِلْمَ دَرَجَاتٍ ۚ وَاللَّهُ بِمَا تَعْمَلُونَ خَبِيرٌ
“ALLAHU I LARTËSON ATA QË BESOJNË PREJ JUSH DHE ATA QË JANË PAJISUR ME DITURI NË SHKALLË MË TË LARTA. ALLAHU ËSHTË I DIJSHËM PËR ATË QË PUNONI” (EL-MUXHADELE, 11)
Te nderuar profesorë, të respektuar, të dashur e shum të shtrejtë student
dhe gjith Ju të nderuar të pranishëm
Qëndroj para jush me një ndjenjë të thellë mirënjohjeje dhe përulësie, ndërsa mbyll një kapitull të rëndësishëm në jetën time profesionale. Përfundimi i mandatit tim si Dekan nuk është thjesht një përmbyllje, por një mundësi për të reflektuar mbi një udhëtim […]
NË FAKULTETIN E SHKENCAVE ISLAME-SHKUP PËR NJË VIZITË QENDROI NJË FIGURË EMINENTE E SHKENCAVE ISLAME , PROF. DR. HAJREDIN HOXHA .
Administrator2024-09-18T15:49:39+00:00Sot ishte një ngjarje me rëndësi të veçantë për Fakultetin e Shkencave Islame – Shkup. Prof. dr. Hajredin Hoxha, intelektual shqiptarë dhe një autoritet i pakontestuar në botën akademike dhe anëtar i Kryesisë së Ligës Botërore të Dijetarëve Myslimanë me seli në Doha, Katar, vizitoi institucionin tonë FSHI- Shkup ku mbajti një ligjëratë për studentët dhe stafin akademik. Kjo vizitë ishte një moment i rëndësishëm për të gjithë të pranishmit, duke pasur parasysh reputacionin dhe ndikimin që prof. dr. Hajredin Hoxha ka në botën islame dhe ate akademike.
Gjatë ligjëratës së tij, prof. dr. Hajredin Hoxha ofroi këshilla të çmuara, duke theksuar […]
Sot me datë 16.07.2024 në FShI-Shkup u mbajtën zgjedhjet e rregullat për dekan
Administrator2024-07-16T18:51:32+00:00Në një proces zgjedhor të zhvilluar në një atmosferë të qetë dhe të rregullt, Fakulteti i Shkencave Islame-Shkup zgjodhi dekanin e ri. Zgjedhjet u zhvilluan me korrektësi dhe transparencë të plotë, duke reflektuar një standard të lartë demokratik dhe profesional.
Në garën për postin e dekanit, konkurruan dy kandidatë: Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi dhe Prof. Dr. Muhamed Mustafa. Pas një procesi të mirëfilltë të votimit, Dekan u zgjodh Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi, duke marrë kështu besimin dhe mbështetjen e shumicës të trupit akademik të fakultetit.
Këto zgjedhje le të jenë vazhdimësi e misionit dhe vizionit të Fakultetit të Shkencave Islame-Shkup, me atë që […]
FAKULTETI I SHKENCAVE ISLAME-SHKUP NIKOQIR I TAKIMIT SHKENCOR TË STUDIUESVE TË ISLAMIT NGA SHTETET NORDIKE DHE TË BALLKANIT
Administrator2024-05-22T17:28:46+00:00Më datat 18-19 maj 2024, Fakulteti i Shkencave Islame – Shkup pati nderin të jetë nikoqir dhe bashkorganizotorë i një takim shkencor të përmasave të rëndësishme, ku u mblodhën studiues të shkencave islame nga shtetet Nordike dhe të Ballkanit. Titulli i këtij takimi ishte “Trendet e arsimit midis komuniteteve të vjetra dhe të reja myslimane evropiane“, që synonte të trajtonte disa nga çështjet më të rëndësishme dhe aktuale që prekin studimin e islamit.
Ky event shkencor u realizua në bashkëpunim të ngushtë me dy institucione të njohura Qendrën për Studime të Avancuara Islame në Sarajevë dhe Institutin e Mendimit Islam. Ky bashkëpunim […]
Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup, prof. dr. Shaban Sulejmani priti për takim afaristin e përmasave botërore z. Avni Nasufoskin
Administrator2024-03-05T20:59:27+00:00Ishte një vizite e këndshme me një ambient siç din FSHI – Shkup të krijoj për njerëz që kanë vlera siç ishte mysafiri Ynë, të cilit i dëshirojmë shumë shëndet dhe suksese në të gjitha poret e jetës.
Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup Prof. Dr. Shaban SULEJMANI, pati nderin të presë një mysafir të shquar, duke i dhënë një prekje prestigji mjedisit tonë akademik, z. Avni Nasufoski CEO i Kompanisë botërore me seli në Gjenevë të Zvicrës PLANETE CONSTRUCTIONS SARL (Kompani afariste dhe biznesi e përmasave botërore duke përfshirë SHBA-në, Europën, Lindjen e Mesme dhe Afrikën në tërësi). […]
NJË DELEGACION I FAKULTETIT TË STUDIMEVE ISLAME TË NOVI PAZARIT, VIZITOI FAKULTETIN E SHKENCAVE ISLAME – SHKUP
Administrator2023-12-07T18:21:45+00:00Dek ani i FSHI-së në Shkup, prof. dr. Shaban Sulejmani, me një grup profesorësh të FSHI-së priti sot për takim pune një delegacion të Fakultetit të Studime Islame të Novi Pazarit, të kryesuar nga dekani doc. dr. Enver Omeroviq. Gjatë takimit të dy dekanët zhvilluan bisedime për thellimin e bashkëpunimit midis dy fakulteteve në fusha të ndryshme të studimeve islame. Me këtë rast, u bisedua për këmbimin e profesorëve dhe studentëve, botimin e literaturës së nevojshme për studentët e të dyja institucioneve. Gjithashtu, u bisedua që së shpejti të nënshkruhet edhe një marrëveshje bashkëpunimi, iniciativë e cila është ndërmarrë para disa kohësh […]