Dek ani i FSHI-së në Shkup, prof. dr. Shaban Sulejmani, me një grup profesorësh të FSHI-së priti sot për takim pune një delegacion të Fakultetit të Studime Islame të Novi Pazarit, të kryesuar nga dekani doc. dr. Enver Omeroviq. Gjatë takimit të dy dekanët zhvilluan bisedime për thellimin e bashkëpunimit midis dy fakulteteve në fusha të ndryshme të studimeve islame. Me këtë rast, u bisedua për këmbimin e profesorëve dhe studentëve, botimin e literaturës së nevojshme për studentët e të dyja institucioneve. Gjithashtu, u bisedua që së shpejti të nënshkruhet edhe një marrëveshje bashkëpunimi, iniciativë e cila është ndërmarrë para disa kohësh dhe pritet që të konkretizohet. Delegacioni i FSI-së së Novi Pazarit shoqërohej edhe nga një grup studentësh, të cilët u pritën nga kryetari i studentëve bashkë me një grup studentësh të FSHI-së. Në këtë takim, studentët zhvilluan bisedime për thellimin e bashkëpunimit studentor.