Sot në FSHI-Shkup, si një mundësi e shkëlqyeshme për t’u forcuar lidhjet akademike si dhe për t’u diskutuar mundësitë e bashkëpunimit në fushën e mësimit të gjuhës arabe, me një atmosferë takimi të ngrohtë dhe mikpritës, duke reflektuar mirëpritjen e ngrohtë dhe profesionalizm, Dekani i fakultetit Prof. Dr. Shaban Sulejmani, priti prof. Sabaxhi, Drejtorin e WAMY. Dekani e informoi mysafirin me rrjedhat e punës aktuale në fakultet, duke i dhënë një pasqyrë të thelluar mbi aktivitetet dhe iniciativat akademike që po zhvillohen.
Gjatë takimit, Prof. Dr. Shaban Sulejmani e informoi mysafirën mbi rëndësinë e mësimit të gjuhës arabe në fakultet, një fushë që po merr një vëmendje të veçantë për shkak të kërkesës dhe interesit të lartë nga ana e studentëve dhe mësimdhënësve. Dekani theksoi se fakulteti dëshiron një bashkëpunim me WAMY për pjesmarrje të trajnimeve të specializuara për mësimdhënësit e gjuhës arabe, si dhe për studentët që dëshirojnë të përmirësojnë aftësitë e tyre në këtë gjuhë të pasur dhe të rëndësishme.
WAMY, si një organizatë ndërkombëtare që synon të promovojë edukimin dhe zhvillimin profesional, që prej kohësh ka marrë iniciativa për të organizuar trajnime të dedikuara për mësimdhënësit dhe studentët e gjuhës arabe, me çrast ka interes që pjesmarrës të jetë edhe Fakulteti i Shkencave Islame- Shkup. Këto trajnime, siç infromoi prof. Sabaxhi janë të dizajnuara për të përmirësuar metodologjitë e mësimdhënies dhe për të ofruar burime të avancuara që do të ndihmojnë në krijimin e një mjedisi më të efektshëm dhe më të motivuar për të nxënit e gjuhës arabe.
Takimi solli shumë shpresa dhe optimizëm për bashkëpunimin e ardhshëm midis Fakultetit të Shkencave Islame- Shkup dhe WAMY. Dekani prof. Dr. Shaban Sulejmani shprehu besimin se ky partneritet do të kontribuojë në rritjen e cilësisë së arsimit në gjuhën arabe dhe do të fuqizojë mësimdhënësit dhe studentët në përmirësimin e aftësive të tyre akademike dhe profesionale. Ai theksoi se kjo iniciativë është një hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të një rrjeti akademik të fortë që promovon shkencën dhe edukimin në komunitetin tonë.
Në përfundim të takimit, të dyja palët biseduan mbi mundësitë e bashkëpunimit të mëtejshëm dhe përfitimet që do të sjellë ky partneritet. FSHI-Shkup dhe WAMY-së, do të angazhohen të vazhdojnë dialogun dhe të punojnë së bashku për të realizuar planet e përbashkëta.
Ky takim jo vetëm që do të nxit përmirësimin e cilësisë së mësimit të gjuhës arabe, por edhe do të forcoj lidhjet midis institucioneve akademike dhe organizatave ndërkombëtare, duke hapur rrugën për projekte të ardhshme që synojnë zhvillimin e qëndrueshëm dhe përparimin akademik të komunitetit tonë.