About Administrator

This author has not yet filled in any details.
So far Administrator has created 315 blog entries.

Konferencë shkencore për rolin e Islamit në mbrojtjen e identitetit shqiptar në Maqedoni

2020-09-23T22:03:55+00:00

Konferencë shkencore për rolin e Islamit në mbrojtjen e identitetit shqiptar në Maqedoni

Shkup, 13.06.2019 – Sot në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup u organizua konferenca shkencore me titull  “Roli i Islamit në mbrojtjen e identitetit shqiptar në Maqedoni”, kjo në bashkorganizim me Fakultetin e Shkencave Islame në Shkup.

[…]

Konferencë shkencore për rolin e Islamit në mbrojtjen e identitetit shqiptar në Maqedoni2020-09-23T22:03:55+00:00

Studentët e FSHI – së morrën pjesë në përmbylljen e Orës Ndërfetare

2024-07-21T21:49:33+00:00

Studentët e FSHI – së morrën pjesë në përmbylljen e Orës Ndërfetare për vitin akademik 2017/2018, ky aktivitet do zgjatë dy ditë me 12-13.05.2018.Përpos studentëve pjesmarrës në këtë aktivitet ishte dhe Muharem Idrizilari u.d.sekretar dhe Prof. Dr. Hasan Xhilo.

FSHI – SHKUP

12.05.2018

Studentët e FSHI – së morrën pjesë në përmbylljen e Orës Ndërfetare2024-07-21T21:49:33+00:00

Drejtori i Medreses ishte në vizitë në FSHI

2024-07-21T21:38:49+00:00

Drejtori i medreses Isa Beu Ibrahim Idrizi dhe sekretari i saj ishin në vizitë në Fakultetin e Shkencave Islame ku u pritën nga u.d.Dekani Prof.Dr.Shaban Sulejmani.

FSHI – SHKUP

11.05.2018

Drejtori i Medreses ishte në vizitë në FSHI2024-07-21T21:38:49+00:00

Delegacion nga Myftinia e Shkupit vizituan Fshi – në

2024-07-21T22:05:36+00:00

Sot me datë 29.03.2018 një delegacion nga myftinia e Shkupit në përbërje me muftiun Mr. Qenan Ismaili, sekretari Sadri Hasanoviç dhe referenti i myftinisë Rexhep ef. Imeri ishin në vizitë në Fakultetin e Shkencave Islame ku u pritën nga dekani i FSHI – së Prof. Dr. Faredin Ebibi, sekretari Muharem Idrizilari si dhe referentët Nesip Demiri dhe Lejla Zekiri.

Dekani i fakultetit në kuadër të këtij takimi e njoftoi myftiun e myftinis së Shkupit për zhvillimet në të cilat ka kaluar Fshi – ja deri në ditët e sodit, si dhe u bisedua për  bashkëpunimin   në mes këtyre dy institucioneve në pjesën […]

Delegacion nga Myftinia e Shkupit vizituan Fshi – në2024-07-21T22:05:36+00:00

FSHI botoi tekste të karakterit universitar

2024-07-21T12:16:24+00:00

Dolën nga shtypi tre tekste të karakterit universitar të Fakultetit të Shkencave Islame në Shkup. Bëhet fjalë për Sintaksën e gjuhës arabe, E Drejta Penale Islame dhe pjesa e parë e përkthyer në gjuhën shqipe e Xhamiu-s-agirit të imam Sujutit. Tekstet në fjalë janë të rëndësisë së veçantë për të gjithë dashamirët e dijes me theks të veçantë janë literatur bazike për lëndët përkatëse për stutentët e Fakultetit të Shkencave Islame në Shkup. Këto tekste mund të gjenden vetëm në FSHI – Shkup.

Sintaksa e gjuhës arabe

Lënda e Gjuhës Arabe është një ndër lëndët më të rëndësishme që studiohen në Fakultetin e […]

FSHI botoi tekste të karakterit universitar2024-07-21T12:16:24+00:00

PËRFAQËSUES TË FSHI-së MARRIN PJESË NË DEBATIN E DYTË ME RADHË “ORA NDËRFETARE” TË ORGANIZUAR NGA KONRAD ADENAUER STIFTUNG

2024-07-21T21:34:37+00:00

Perceptimet e qytetarëve për religjionin dhe roli i tij në shoqëritë multikonfesionale ishte tema e debatit të sotëm që u mbajt nën organizim të organizatës jo-qeveritare Konrad Adenauer Stiftung – Shkup dhe mbështetur nga Fakulteti i Shkencave Islame – Shkup, Fakulteti Teologjik Ortodoks “Shën Klimenti i Ohrit” dhe Instituti për hulumtime politike – Shkup.

Në këtët debat pjesëmarrës ishin një grup i studentëve të FSHI-së, së bashku me sekretarin dhe referentin për çështje studentore, Mr. Argëtim […]

PËRFAQËSUES TË FSHI-së MARRIN PJESË NË DEBATIN E DYTË ME RADHË “ORA NDËRFETARE” TË ORGANIZUAR NGA KONRAD ADENAUER STIFTUNG2024-07-21T21:34:37+00:00

Dekani i FSHI-së morri pjesë në konferencën shkencore “25 VITE DRITA ISLAME” organizuar nga Komuniteti Musliman i Shqipërisë – Tiranë

2024-07-21T21:15:47+00:00

Me rastin e 25 vjetorit të themelimit të revistës “Drita Islame”, Komunitetit Musliman i Republikës së Shqipërisë organizoi konferencë shkencore me temë, “25 VITE DRITA ISLAME”.

I pranishëm në këtë konferencë ishte Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup, Doc. Dr. Faredin Ebibi, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, z-tri. Bujar Nishani, krerët e Bashkësive Fetare Islame të rajonit, drejtues të institucioneve të ndryshme, si dhe akademikë e studiues nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia, të cilët […]

Dekani i FSHI-së morri pjesë në konferencën shkencore “25 VITE DRITA ISLAME” organizuar nga Komuniteti Musliman i Shqipërisë – Tiranë2024-07-21T21:15:47+00:00

DEKANI I FSHI-së viziton ITSHKSH

2024-07-21T21:48:05+00:00

Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup, Doc. Dr. Faredin Ebibi, së bashku me bashkëpunëtorët Mr. Argëtim Saliu dhe Zekirja Metushi, vizituan Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, ku takuan drejtorin Dr. Skender Asani.

Pasi që ky ishte takimi i parë zyrtarë i këtij niveli të institucioneve të lartpërmendura, u diskutuan shumë tema të rëmdësishme që kanë të bëjnë me arsimin, shkencën, kulturën dhe traditën kombëtare dhe fetare të shqiptarëve në Maqedoni.

Bashkëpunimi i FSHI-së dhe ITSHKSH-së do të thellohet me organizimin e përbashkët të disa projekteve shkencore, si: seminare, simpoziume dhe konferenca shkencore. Po ashtu vlen të […]

DEKANI I FSHI-së viziton ITSHKSH2024-07-21T21:48:05+00:00

Sekretari i përgjithshëm i BFI-së Irsal ef. Jakupi mbajti ligjeratë me studentët e FSHI-së

2024-07-21T11:16:23+00:00

Në kuadër të aktiviteteve që burojnë nga planprogrami i Parlamentit Studentor të FSHI-së, sot u realizua ligjerata e parë me studentët e Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup, me ligjerues Irsal ef. Jakupi, Sekretar i përgjithshëm i Bashkësisë Fetare Islame në RM.

Tema të cilën e prezantoi Irsal ef. Jakupi ishte: Organizimi dhe funksionimi i Bashkësisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë. Vlen të theksohet se pas prezantimit nga ana e ligjëruesit u hap debat ku u parashtruan shumë pyetje nga ana e studentëve të cilët në fund u ndanë shumë të kënaqur nga ky organizim dhe kërkuan që ligjerata të tilla […]

Sekretari i përgjithshëm i BFI-së Irsal ef. Jakupi mbajti ligjeratë me studentët e FSHI-së2024-07-21T11:16:23+00:00

Dekani i FSHi-së priti në takim delegacionin e FSI- Prishtinë

2024-07-21T11:00:21+00:00

Një delegacion i Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë në përbërje: Prof. Dr. Fahrush Rexhepi, dekan, M-r. Vedat Shabani, sekretar, Prof. Dr. Zija Abdullahu dhe Prof. Dr. Sulejman Osmani, sot vizituan Fakultetin e Shkencave Islame – Shkup, ku u pritën nga dekani i Fakultetit, Doc. Dr. Faredin Ebibi.

Gjatë takimit u diskutuan tema nga veprimtaria akademike e të dy institucioneve, ku theks të veçantë iu kushtua elaborimit të procesit të akreditimit të FSHI-së, ku Dekani, Dr. Faredin Ebibi, i njoftoi të pranishmit se nga ky vit akademik 2015/2016 FSHI-ja, fillon me programin e ri studimor Studime Islame, program tani më i akredituar. […]

Dekani i FSHi-së priti në takim delegacionin e FSI- Prishtinë2024-07-21T11:00:21+00:00
Go to Top