К О Н К У Р С за трансфер и запишување на студенти на Факултетот за исламски науки - Скопје, во зимскиот семестар за академската 2022/2023 година
Administrator2022-05-14T21:25:52+00:00
Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup more pjesë në Panel Diskutimi me temë Regjistrimi 2021 : Pasqyrë e karakterit multietnik dhe multifetar të shoqërisë, organizuar nga Fondacionit Konrad Adenaue, i Fakultetit Teologjik Ortodoks “Sh. Klimenti I Ohrit” – Shkup dhe Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup ku ishin te pranishëm Gjoko GJORGJEVSKI , Dekan i Fakultetit Teologjik Ortodoks “Sh. Klimenti I Ohrit” – Shkup, Daniel BRAUN, Përfaqësues zyrtar i Fondacionit Konrad Adenauer, Vladimir BOZINOVSKI Menaxher programi në Institutin për hulumtime politike -Shkup, Apostol SIMEVSKI Drejtor i Entit Shtetëror të Statistikave, Aleksandar SPASENOVSKI Profesor në Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë” […]
Në emër të studentëve dhe stafit të Fakulteti të Shkencave Islame- Shkup
U R I M E F I T Ë R B A J R A M I N
Në këto ditë feste ju përcjell urime me dëshirë që të keni shëndet dhe mirëqenie
Zoti ua pranoftë agjërimi dhe lutjet Tuaja
Dekani,
Prof.Dr. Shaban SULEJMANI
Në emër të studentëve dhe stafit të Fakulteti të Shkencave Islame- Shkup
URIME MUAJI I SHENJTË I RAMAZANIT
“Muaji i Ramazanit është muaji në të cilin zbriti Kurani, që është udhërrëfyes për njerëz dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues i të vërtetës nga gënjeshtra, kush nga ju që arrin këtë muaj le ta agjëroj ”. (El-Bekare, 185)
Dekani,
Prof.Dr. Shaban SULEJMANI
Dëshmi e bashkëpunimit të sinqertë midis FShI-së dhe Atasheut për Çështje Fetare pranë Ambasadës së Turqisë ishte edhe akti i sotëm, ku Atasheu për Çështje Fetare Mustafa Mesten, në prag të Ramazanit, i dorëzoi dekanit të FShI-së prof. dr. Shaban Sulejmani 40 vauçerë në vlerë prej 1.800 den. për studentët e FShI-së në Shkup.

[…]
Dekani i Fakultetit të Shkencave Islam, prof. dr. Shaban Sulejmani, priti për vizitë pune Atasheun për Çështje Fetare të Republikës së Turqisë, z. Mustafa Mesten. Me këtë rast, dekani prof. dr. Shaban Sulejmani, e informoi atasheun për punën e FSHI-së, zhvillimin e mësimit dhe programet mësimore të akredituara dhe zhvillimin e aktiviteteve tjera në kuadër të FSHI-së. Atasheu Mustafa Mesten, falënderoi dekanin për pritjen e organizuar dhe e ftoi për bashkërenditjen e aktiviteteve dhe bashkëpunimin me fakultetet simotra në Republikën e Turqisë. Dekani i FSHI-së, prof. dr. Shaban Sulejmani, falënderoi atasheun Mustafa Mesten për vizitën në FSHI dhe e ftoi për […]
Sot më datë 03.02.2022, Dekani i FShI-Shkup priti për vizitë Kryetarin e Meshihatit të Kroacisë, Myftiun e nderuar Aziz ef. Hasanoviç, i shoqëruar nga kryetari i Kuvendit të Bashkësisë Islame në Kroaci, Dr. Mirza Sabiç, Zëvendësmyftiun Mevludi ef. Arslani dhe Sekretarin e Meshihatit të Kroacisë, Nermin ef. Botonjiç.
Në pritje të delegacionit të nderuar ishin prodekani prof. Dr. Muaz Agushi, prof. Dr. Muhamed Mustafa, Prof. Dr. Hasan Xhillo.
Prof. Dr. Shaban Sulejmani – Dekani i FSHI-Shkup shprehu falënderim delegacionit për vizitën Fakultetit të Shkencave Islame-Shkup, dhe njëherit shkurtimisht i informoi për Fakuktetit, veprimtarinë dhe aktivitet e saja.
U morën vesht […]