Në koordinim me Dekanin e FSHI-Shkup Prof Dr Shaban Sulejmani e në iniciative të Kuvendit Studentore të FShI, organizuan një panel të ashtuquajtur ” Titulli Reisul ulema dhe njoftimi i studentëve rreth BFI- së dhe dikastereve të sajë” panelist i së cilës temë ishte vet Kryetari i BFI Hfz. Haxhi Shaqir ef. Fetahu.
Hapja e panelit u bë me lexim të asheres nga ana e studentit Isen Izeti, më pas programi vijoi nga ana e moderatores Vjollca Halidi e cila pas disa fjalive hyrëse i dha fjalën kryetarit të Kuvendit Studentorë Luftim Deari për të një fjal rasti. Pas tij fjala iu dha Reisit i cili shtjelloi temën në fjalë në menyrën më të qartë dhe të kuptueshme për studentët.
Ky nuk ishte vetëm një panel i thjeshtë por, studentët patën hapsirën të shfrytëzonin çdo minutë të këtij paneli për të pyetur dhe për të parë nga afër punët e Bashkësis Islame.
Si përfundim falënderojmë Reisin Hfz. Haxhi Shaqir ef. Fetahu dhe shefin e kabinetit të BFI Dr. Abdulkerim Iseni që ndanë nga koha e tyre me vlerë për studentët e FSHI si dhe falenderojmë Dekanin Dr. Prof. Shaban Sulejmani bashkë me Kuvendin Studentorë për organizimin e këtij paneli dobiprurës.