Me datë 10.02.2023, në selinë e kryesisë së BIK-ut, Fakulteti i Studimeve Islame në bashkëpunim me Qendrën për Studime të Avancuara dhe shoqatën Horizont, organizuan seminar kushtuar mësimit të lëndës “Fik’hul-Muamelatit” në medresetë dhe fakultetet e Ballkanit.
Nga FSHI, morri pjesë Prodekani, Doc. Dr. Muaz Agushi, i cili në seancën e dytë u paraqit me temën “Përvojat e Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup në mësimdhënien e lëndës “Fik’hul Muamelat”, ndërsa moderoi pjesën e dytë të seancës  së parë, ku referuan profesorë nga të gjitha medresetë shqipëfolëse në Ballkan.