Dolën nga shtypi tre tekste të karakterit universitar të Fakultetit të Shkencave Islame në Shkup. Bëhet fjalë për Sintaksën e gjuhës arabe, E Drejta Penale Islame dhe pjesa e parë e përkthyer në gjuhën shqipe e Xhamiu-s-agirit të imam Sujutit. Tekstet në fjalë janë të rëndësisë së veçantë për të gjithë dashamirët e dijes me theks të veçantë janë literatur bazike për lëndët përkatëse për stutentët e Fakultetit të Shkencave Islame në Shkup. Këto tekste mund të gjenden vetëm në FSHI – Shkup.

Sintaksa e gjuhës arabe

Lënda e Gjuhës Arabe është një ndër lëndët më të rëndësishme që studiohen në Fakultetin e Shkencave Islame – Shkup. Kjo lëndë, sipas plan programit aktual studiohet tetë semestra, sepse të gjitha lëndët tjera fetare, janë të Iidhura me këtë gjuhë. Vetë fakti se Kur’ani Famëlartë dhe hadithet e Muhamedit a.s, janë në këtë gjuhë, flet për rëndësinë e saj në jetën e çdo studiuesi islam.
Para disa kohëve, Dekanati i Fakultetit, me pëlqimin e vetë Reisit të Bashkësisë Fetare Islame, ngriti një iniciativë për botimin e teksteve të Fakultetit, andaj gjatë angazhimit tonë disavjeçar në këtë Fakultet, në cilësi të pedagogëve të lëndës| juhës Arabe, e pamë të arsyeshme përgatiljen e një teksti të përshtatshëm për studentët tanë.
Duke pasur parasysh që studentët tanë nuk kanë mësuar në vendet arabe, dhe gjithë atë që e dinë nga kjo gjuhë janë mësimet që i karië mësuar në shkolli- min e mesëm, në medrese, kemi bërë përpjekje që njësitë mësimore të jenë të thjeshta dhe të qarta për ta.
Ky tekst, në përgjithësi, përfshinë sintaksën e gjuhës Arabe, mirëpo, bazuar në lidhshmërinë e konsiderueshme që sintaksa ka me morfologjinë, kemi përfshirë edhe disa rregulla morfologjike apo morfosintaksore.
Teksti në fjalë është i ndarë në krerë. Kreu i parë përfshin vlerën e gjuhës arabe, zhvillimin dhe shkencat e saj. Në kreun e dytë flitet për fjalën, ndarjet e slj dhe veçoritë të çdo ndarjeje. Kreu i tretë, tërësisht, i kushtohet sintaksës së foljes. Në kreun e katërt, shkurtimisht, u bëhet një qasje parafjalëve dhe pjesëzave; kurse në kreun e pestë nis sintaksa e emrit. Në të tregohen kategoritë e emrit: gjinia, numri, shkronja e fundit, shquarsia dhe rasa. Gjithashtu, duhet përmendur se ky është kreu në të cilin, krahas rregullave sintaksore, janë përfshirë edhe shumë rregulla morfologjike. Kreu i gjashtë, gjerësisht, i kushto- het kategorisë së shquarsisë dhe pashquarsisë; ndërsa kreu i shtatë ka të bëjë me mësimet e përgjithshme dhe ndarjet kyçe të kategorisë së rasës, sepse rasat e emrit, gjerësisht, do të shtjellohen në krerët në vazhdim. Kreu i tetë, tërësisht dhe gjerësisht, i kushtohet rasës emërore, i nënti rasës kallëzore dhe kreu i dhjetë, rasës gjinore. Në kreun e njëmbëdhjetë trajtohen përcaktorët me përshtatje, kurse në të dymbëdhjetin, fjalitë dhe disa mënyra apo forma të fjalive….

E drejta penale islame

Sheriati islam, krahas të drejtës Romake Kontinentale dhe të drejtës Anglosaksone, është njëri nga tri sistemet më me rëndësi të së drejtës bashkëkohore. Ai, krahas dy sistemeve tjera, sot është një burim inspirues i të drejtës pozitive të shumë vendeve bashkëkohore dhe shërben si mjet i moblizimit politik dhe vlerësimit të të drejtës pozitive në vendet muslimane, ngjajshëm me konceptin e të drejtës natyrore në traditën evropiane. Prandaj e drejta e sheriatit studiohet jo vetëm në kuadër të katedrës së Historisë së shtetit dhe të drejtës, por studiohet nëpër degë të ndryshme të sistemeve juridike bashkëkohore dhe në kuadër të drejtës komparative në universitetet me renome botërore të botës perendimore.
Sheriati, gjatë pesëmbëdhjetë shekujve të kaluar, ka mbijetuar shumë organizata politike dhe sisteme shoqërore të bashkësisë muslimane. Ai rregullon mënyrën e kryeijes së ceremonive fetare të muslimanëve, por dukshëm ka ndikuar në strukturën familjare të grupeve etnike të ndryshme të muslimanëve ka luajtur rolin e faktorit koheziv midis tyre, ka rregulluar transaksionet ekonomike, themelet e organizimit shtetëror dhe ka siguruar rregulla për komunikim reciprok të tyre.
Materija që përfshin e drejta e sheriatit ka një shtrirje shumë të gjërë si në aspektin kohor ashtu edhe në atë hapsinor. Prandaj të trajtosh e të shkruash për të drejtën e sheriatit islam në përgjithësi apo për të drejtën penale islame në veçanti nuk është punë e lehtë. Dihet se e drejta e sheriatit ka burimet vetanake në bazë të të cilave është krijuar dhe zhvilluar jurisprudenca islame (fik’h), e cila për disa shekuj me sukses ka ofruar zgjidhje për nevojat imanente të kohës. Mirëpo, me kalimin e kohës (në shekullin e V hixhrij-shek. X), nën ndikimin e shumë faktorëve, veçmas për faktin se doktrina konzervative kishte proklamuar të mbyllur dyert e ixhtihadit (me çka praktikisht u eliminua instituti i ixhma-së), shkenca juridike filloj të ngecë kurse e drejta pak a shumë është balsamuar në nivelin që e kishte kultivuar teoria juridike klasike. Kësisoj, E drejta islame, në masë të konsiderueshme e kishte mbyllur fleksibilitetin dhe lidhjen midis të drejtës dhe shoqërisë.
Gabimisht konsiderohej se idealet të cilat synon t’i arrij e drejta veç ja- në arritur me interpretimin e teorisë juridike klasike. Realiteti është se interpretimi i të drejtës dhe i dispozitave pozitive është process dialektik dhe si i tillë duhet të ruhet po që se dëshirohet që e drejta të fimksionojë normalisht. Shndërrimin e idealeve në dispozita dhe institucione konkrete.

El-Xhami-s-agir, pjesa e parë me përkthim në gjuhën shqipe

Fakti që shkenca e hadithit, përmes formave dhe mënyrave të ndryshme është mësuar dhe kultivuar shekuj të tërë në trevat tona. Forma gojore e prezantimit të tij është ajo që ka dominuar më tepër por edhe format e tjera nuk kanë munguar. Për studimin e hadithit në Maqedoni kanë ekzistuar edhe shkolla të veçanta. Gjë e cila flet për atë se në këtë vend, hadithi është studiuar në mënyrë profesionale në nivel të lartë. Mirëpo, studimi i tij në gjuhën shqipe relativisht ka filluar më vonë atëherë kur në vend ishin themeluar medresetë dhe së fundi edhe Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup. Me hapjen e këtyre institucioneve të larta lind nevoja e pasjes së literaturës që i përket fushës së hadithit në gjuhën shqipe.
Vitet e tetëdhjeta kanë shënuar fillin e paraqitjes së artikujve dhe të teksteve të parë në gjuhën shqipe në të cilët janë trajtuar tema të caktuara të Shkencës së hadithit. Mungesa e skajshme e literaturës së kësaj shkence në këtë gjuhë dhe nevoja e nxënësve dhe e studentëve për këtë lloj literature, i ka motivuar studiuesit shqiptar që t’i rrekën punës për të hartuar tekste dhe përkthimin e veprave bazë nga gjuha arabe në gjuhën shqipe. Pasi që veprat kapitale të hadithit kishin filluar të përkthehen siç është Sahihu i Buhariut, Sahihu i Muslimit, Suneni i Ebu Davudit, Suneni i Tirmidhiut, Mu- vettai i Malikut. Sipas informatave Suneni i Ebu Davudit dhe Suneni i Tirmidhiut tërësisht janë përkthyer në gjuhën shqipe. Sahihu i Buhariut dhe i Muslimit janë në përfundim e sipër. Pjesa e parë e Muvettait të imam Malikut tani më ka dalë nga shtypi i përkthyer në gjuhën shqipe. Që do të thotë se përveç Sunenit të Nisaiut të gjitha përmbledhjet e tjera pothuajse po përkthehen në këtë gjuhë. Motivi i përkthimit të veprës el-Xhamiu-s-agir.

 

FSHI – Shkup
16.08.2017