Fakulteti i Shkencave islame në Shkup mbajti sot konferencë shkencore ndërkombëtare me titull: Multikonfesionalizmi në shoqërinë multietnike në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ku morëm pjesë studiues nga vendi Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi. Në këtë konferencë, studiuesit trajtuan tema të rëndësishme mbi multikonfesioinalizmin dhe multikulturalizmin.
Konferencën e shpalli të hapur dekani i Fakultetit të Shkencave Islame prof. dr. Shaban Sulejmani, i cili theksoi se kjo onference ishte planifikuar të mbahet në lokalet e FSHI-së, por për shkak të situatës me pandeminë jemi të detyruar ta mbajmë online. Ai, në fillim vuri në dukje se FSHI mision të vetin ka krijimin, përcjelljen, mbrojtjen e dijeve, nëpërmjet mësimdhënies, kërkimit shkencor, shërbimeve dhe formimit të specialistëve të lartë në fushat e studimeve islame, në përputhje me prioritetet e zhvillimit të vendit. Vizioni ynë është të ndërtojmë një fakultet modern, të fokusuar drejt së ardhmes, të vlefshëm për shoqërinë tonë multietnike dhe multifetare, duke kontribuar në rritjen e standardeve të demokracisë në vend, si edhe në zhvillimin ekonomik, social dhe kulturor në nivel kombëtar dhe rajonal. Fryma e bashkëpunimit të këtij institucioni është edhe takimet dhe bashkëpunimi që kemi me Fakultetin e Kishës Ortodokse në këmbimin e profesorëve për ligjërata dhe vizitave të këmbyera midis dy fakulteteve. Reisul-ulema i Bashkësisë fetare islame në RMV, hafiz Shaqir ef, Fetahu, përshëndeti konferencën, duke i uruar që në mënyrë të argumentuar shkencore të trajtohen këto elemente shumë të rëndësishme për të cilat na mëson Kurani famëlart dhe hadihi i Muhamedit a.s. Multikonfesionalizmi dhe multurtalizmi jane dhe mbeten pasuri dhe mbështetje per njera-tjetren dhe mesazh i rëndësishëm për ne, për diversitetin e kulturave dhe na shpjegojnë çfarë do të thotë paqja dhe vëllazëria. Paqeja, mirësia, bashkëjetesa nuk janë thjesht fjalët, por edhe fryma që i bashkon njerëzit të vlerësojnë njëri-tjetrin. Historikisht, Islami merret me ndërtimin e një qytetërimi të shquar botëror, në të cilin shkenca dhe feja, laikja dhe fetarja punojnë në harmoni për të përparuar jetën njerëzore. Angazhimi ynë si BFI gjithmonë do të jetë në frymën e promovimit të vlerave të përbashkëta universale të barazisë, të mirës së përbashkët, mirëqenies sociale, pjesëmarrjes politike, lirisë fetare dhe një mori parimesh e vlerash të tjera të përbashkëta. Duke pasur parasysh klimën politike dhe shoqërore moderne në botë, është më e rëndësishme se kurrë më parë të diskutohet mbi kontributet e qytetërimeve, me qëllim të ndërtimit të urave të vlerësimit dhe mirëkuptimit midis popujve të kulturave dhe ideologjive të ndryshme.
Kështu, prof. dr. Farush Rexjepi, Dekan i Fakultetit të Studimeve islame në Prishtinë, foli mbi rëndësinë e tolerancës fetare në shoqëritë multikonfesionale, ku i bëri një analizë të thuktë rolit të tolerancës fetare në shoqëritë multietnike dhe multikonfesionale në Maqedoninë e Veriut ku jetojnë shumë komunitete: maqedonas, shqiptarë, turq, boshnjakë, vllahë, serbë, romë etj. Ndërkaq, dekani i Fakultetit të Kishës Ortodokse Maqedonase, prof. dr. Gjoko Gjorgjevski, trajtoi temën mbi përvojat evropiane me edukimin religjioz, ku bëri një përmbledhje mbi edukimin e fesë në shkollat evropiane. Me këtë rast, Prof. Gjorgjovski, vuri në dukje larminë e sistemeve arsimore, pastaj marrëdhënien midis shtetit dhe bashkësive fetare. Prof. dr. Shaban Sulejmani, dekan i Fakultetit të Shkencave Islame në Shkup, foli mbi multikofesionalizmin në shoqërinë multietnike në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Me këtë rast, ai vuri në dukje se multikonfesionalizmi sot, është një koncept pothuajse i pranuar në shoqëritë sekulare. Në Ballkan, e posaçërisht në Maqedoni, nuk mund të flitet për monizëm fetar, sepse multikonfesionalizmi ka qenë një traditë e trashëguar ndër vite që nga koha e sundimit otoman në këtë zonë. Prof. dr. Konstantin Minoski nga Instituti i Sociologjisë në Shkup, foli mbi distancën etnike dhe fetare të qytetarëve në Republikën e Maqedonisë në periudhën pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë. Në këtë periudhë, shoqëria dhe shteti maqedonas transformohen nga një shtet socialist në kapitalist, dhe kjo periudhë e tranzicionit (e cila për fat të keq nuk ka mbaruar akoma), rëndohet shumë nga marrëdhëniet ndëretnike dhe fetare. Prof. Fadil maloku nga Univresiteti i Prishtinës, shtroi si temë mundësinë e modelit islam të tolerancës, multikulturalizmit dhe multifetarizmit të bëhen alternativë e demokracisë? Prof. dr. Siri Hoxha dhe prof. dr. Ervin Muço nga Universiteti “Pavarësia” i Vlorës folën mbi edukimin multikfesional në shoqërinë globale. Ndërkaq, prof. Omer Kajoshi nga Mali i Zi, foli mbi multikfesionalizmin dhe marrëdhëniet midis bashkësive fetare. Me këtë rast, ai vuri në dukje nevojën e domosdoshme të dialogut në shoqëritë multikobnfesionale, , si në rastin e Malit të Zi, po ashtu dhe në vendet tjera ballkanike. Kajoshi, theksoi se nëse duam të kemi marrëdhënie të mira midis bashkësive fetare, atëherë duhet të ketë dialog të mirëfilltë midis tyre, por të mos quhet dialog ndërfetar, por, së pari të quhet ndërnjerëzor. Ndërkaq, prof. dr. Muhamet Mustafi foli mbi rolin e gjuhës në shoqërinë multikonfesionale, i cili theksoi se gjuha ka rëndësi të posaçme në të gjitha sferat e komunikimit dhe asgjë nuk mund të funksionojë pa përdorimin e saj. Si në çdo fushë, ashtu edhe në fushën shoqërore, gjuha luan një rol të rëndësishëm për të patur mirëkuptim dhe mirëqenie ndërnjerëzore. Prof. dr. Abdulxhemil Nesimi, foli mbi multikulturalizmin dhe raportet midis bashkësive fetare. Ai me këtë rast, vuri në dukje se njohja është cilësi që ka për synim në bashkëveprimin pozitiv me tjetrin, duke përfituar nga përvoja e të tjetrit përmes konvergjencës, komunikimit dhe forcimit të marrëdhënieve njerëzve dhe bashkësive, qofshin ata religjioze për të arritur integrimin njerëzor.
Fjalimi i dekanit të Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup