Sot, më 19.05.2026, në kuadër të programit Erasmus+, Fakulteti i Shkencave Islame pati kënaqësinë të mirëpresë një delegacion akademik nga Kilis 7 Aralık University, në një vizitë zyrtare me qëllim forcimin e bashkëpunimit ndëruniversitar dhe shkëmbimin e përvojave akademike e shkencore.

Delegacioni përbëhej nga Prof. Dr. Omer Xhide, Doc. Dr. Mehmet Su dhe Dr. Ahmed Kuraj, të cilët u pritën nga Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame, Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi. Gjatë takimit u diskutua mbi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e arsimit të lartë, zhvillimin e projekteve të përbashkëta akademike dhe shkencore, si dhe zgjerimin e mundësive për mobilitet të studentëve dhe stafit akademik në kuadër të programeve ndërkombëtare.

Në një atmosferë miqësore dhe akademike, profesorët shkëmbyen ide dhe përvoja lidhur me zhvillimet bashkëkohore në arsimin e lartë dhe studimet islame, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit institucional dhe avancimit të veprimtarisë shkencore ndërmjet dy institucioneve.

Në kuadër të kësaj vizite, profesorët realizuan takime edhe me studentët e fakultetit dhe mbajtën ligjërata tematike në fusha të ndryshme të studimeve islame. Ligjëratat u ndoqën me interes të veçantë nga studentët dhe stafi akademik, duke kontribuar në pasurimin e jetës akademike, shkëmbimin e njohurive dhe forcimin e lidhjeve ndërmjet institucioneve partnere.

Kjo vizitë paraqet një hap të rëndësishëm drejt thellimit të bashkëpunimit akademik ndërkombëtar dhe krijimit të mundësive të reja për zhvillim të përbashkët në fushën e arsimit, kërkimit shkencor dhe aktiviteteve akademike.