Dekani i Fakultetit të Shkencave Islam, prof. dr. Shaban Sulejmani, priti për vizitë pune Atasheun për Çështje Fetare  të Republikës së Turqisë, z. Mustafa Mesten.  Me këtë rast, dekani prof. dr. Shaban Sulejmani, e informoi atasheun për punën e FSHI-së, zhvillimin e mësimit dhe programet mësimore të akredituara dhe zhvillimin e aktiviteteve tjera në kuadër të FSHI-së. Atasheu  Mustafa Mesten, falënderoi dekanin për pritjen e organizuar dhe e ftoi për bashkërenditjen e aktiviteteve dhe bashkëpunimin me fakultetet simotra në Republikën e Turqisë. Dekani i FSHI-së, prof. dr. Shaban Sulejmani, falënderoi atasheun Mustafa Mesten për vizitën në FSHI dhe e ftoi për një bashkëpunim të ndërsjellë dhe me interes për të dyja institucionet.