Të nderuar përfaqësues të Bashkësisë Fetare Islame,
I nderuar Reis ul-Ulema i BFI-së, H. hfz. Shaqir ef. Fetahi,
Të nderuar drejtues të Medresesë “Isa Beu”,
Të gjithë të përfshirë në këtë proces të rëndësishëm,
Me zemër të hapur dhe me ndjenja të thella mirënjohjeje, më lejoni që, në emrin tim personal dhe në emër të stafit akademik të Fakultetit të Shkencave Islame, t’ju uroj juve dhe mbarë besimtarëve miratimin e ligjit për akreditimin e Medresesë së ndritur “Isa Beu”.
Ky vendim shënon një hap historik në forcimin dhe institucionalizimin e arsimit fetar islam në vendin tonë. Ai është fryt i një angazhimi të palëkundur, përkushtimi të sinqertë dhe vizioni të qartë për ruajtjen dhe zhvillimin e trashëgimisë sonë arsimore dhe shpirtërore.
Medreseja “Isa Beu”, si një institucion me histori të lavdishme dhe rol të pazëvendësueshëm në formimin e brezave të edukuar dhe të ndërgjegjshëm fetarisht e kombëtarisht, tashmë hyn në një fazë të re, ku mundësitë për avancim dhe bashkëpunim do të jenë edhe më të mëdha dhe më të sigurta.
Urime dhe suksese të mëtejme në rrugëtimin tuaj fisnik!
Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi
Dekan i Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup