Вести2020-09-12T18:27:39+00:00
3001, 2025

Myftiu i Gostivarit dhe Drejtori i Medresesë së Vajzave vizitojnë Fakultetin e Shkencave Islame

Ishte një nder dhe kënaqësi për ne që sot, më 30.01.2025, Myftiu i Myftinisë së Gostivarit, H. Sabahudin ef. Zendeli, me bashkëpunëtorët e tij, si dhe Drejtori i Medresesë së Vajzave në Gostivar, Prof. Afrim Alija, i shoqëruar nga profesorë dhe profesoreshë, vizituan Fakultetin e Shkencave Islame për të uruar zgjedhjen e Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi si Dekan të ri. Myftiu fillimisht uroi stafin akademik për zgjedhjen e Prof. Dr. [...]

3001, 2025

Drejtori i Rijasetit viziton Fakultetin e Shkencave Islame

Sot, më 30.01.2025, Fakultetin e Shkencave Islame e vizitoi Drejtori i Sektorit për Botën Arabe, Ismet ef. Ademi, për të uruar zgjedhjen e Dekanit të ri. Vizita e Drejtorit të Rijasetit në Fakultet për të uruar Dekanin e ri ishte një moment i rëndësishëm, që tregon mbështetje dhe respekt për udhëheqjen e re të Fakultetit. Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi falënderoi Drejtorin Ismet ef. Ademi për vizitën dhe për urimin në [...]

3001, 2025

Fakultetin e Shkencave Islame e vizituan profesorët Mr. Elez Ismaili dhe Hamdi Iljazi

Sot, më 30.01.2025, Fakultetin e Shkencave Islame e vizituan dy ish-profesorë të Medresesë "Isa Bek", z. Elez Ismaili dhe prof. Hamdi Iljazi, për të uruar zgjedhjen e Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi si dekan të FSHI-së. Vizita e ish-kujdestarit të klasës së Dekanit të Fakultetit, z. Elez Ismaili, ishte një moment shumë i veçantë dhe emocionues. Takimet e tilla ndihmojnë në forcimin e lidhjeve personale dhe profesionale, duke rikujtuar rrugën e [...]

2801, 2025

Vizitë urimi nga Drejtori dhe Stafi i Medresesë “Isa Beu” për Dekanin e Ri të Fakultetit të Shkencave Islame

Më 28 janar 2025, Fakulteti i Shkencave Islame pati kënaqësinë të mirëpresë Drejtorin e Medresesë "Isa Beu", Dr. Islam Islamin, së bashku me delegacionin e nderuar të profesorëve të këtij institucioni të shquar. Delegacioni u prit ngrohtësisht nga Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame, Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi, i shoqëruar nga Prodekanin Prof. Dr. Ziber Lata, Prof. Dr. Jusuf Mustafai, Prof. Sulejman Idrizi, Sekretari Mr. Neim Misimi dhe Z. Nesip [...]

2601, 2025

Fakulteti i Shkencave Islame uron besimtarët për Natën e Isras dhe Miraxhit

Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup uron besimtarët për Natën e Isras dhe Miraxhit, një ngjarje të shenjtë dhe të rëndësishme në kalendarin islam. Në këtë natë, besimtarët në mbarë botën përkujtojnë udhëtimin e Profetit Muhamed (a.s) nga Meka në Jeruzalem dhe ngjitjen e tij në qiell, një ngjarje që simbolizon ndihmën e Allahut dhe shpirtin e devotshmërisë dhe besimit të pakufishëm. Fakulteti inkurajon të gjithë besimtarët që këtë natë [...]

2301, 2025

Fakultetin e Shkencave Islame e vizitoi Myftiu i Shkupit, Dr. Qenan Ismaili

Sot, më datë 23.01.2025, Myftiu i Shkupit Dr. Qenan ef. Ismaili me bashkëpunëtorë të tij vizituan Fakultetin e Shkencave Islame për të uruar zgjedhjen e Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimit si dekan të fakultetit. Myftiu shprehu urime të sinqerta për zgjedhjen e dekanit dhe theksoi rolin e rëndësishëm të Fakultetit në edukimin dhe formimin e kuadrove fetare dhe akademike. Ndërkaq, Dekani falënderoi Myftiun për vizitën dhe uratën. Biseda u zhvillua në [...]

Go to Top