Vizitë urimi nga Drejtori dhe Stafi i Medresesë “Isa Beu” për Dekanin e Ri të Fakultetit të Shkencave Islame
Administrator2025-01-28T19:30:21+00:00Më 28 janar 2025, Fakulteti i Shkencave Islame pati kënaqësinë të mirëpresë Drejtorin e Medresesë “Isa Beu”, Dr. Islam Islamin, së bashku me delegacionin e nderuar të profesorëve të këtij institucioni të shquar.
Delegacioni u prit ngrohtësisht nga Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame, Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi, i shoqëruar nga Prodekanin Prof. Dr. Ziber Lata, Prof. Dr. Jusuf Mustafai, Prof. Sulejman Idrizi, Sekretari Mr. Neim Misimi dhe Z. Nesip Demiri.
Gjatë vizitës, delegacioni përcolli urimet më të përzemërta për Dekanin e ri, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë mes dy institucioneve në shërbim të edukimit dhe formimit profesional të brezave të […]