About Administrator

This author has not yet filled in any details.
So far Administrator has created 255 blog entries.

Mbrojtja e temave të diplomës në Fakultetin e Shkencave Islame

2025-02-21T16:28:32+00:00

Sot, më 20 shkurt 2025, në Fakultetin e Shkencave Islame u zhvillua me sukses mbrojtja e temave të diplomës nga studentet:

🎓 Besa Selami
🎓 Sara Imeri

Gjatë mbrojtjes, ato prezantuan me përkushtim dhe profesionalizëm punimet e tyre kërkimore duke argumentuar dhe mbrojtur idetë e paraqitura. Angazhimi i tyre u reflektua në diskutimet e pasura dhe konstruktive me komisionin akademik.

Fakulteti i Shkencave Islame i përgëzon studentet për këtë sukses dhe ju uron suksese të mëtejshme në rrugëtimin e tyre akademik dhe profesional!

[…]

Mbrojtja e temave të diplomës në Fakultetin e Shkencave Islame2025-02-21T16:28:32+00:00

Mbrojtja e temave të diplomës në Fakultetin e Shkencave Islame

2025-02-19T21:42:53+00:00

Sot, më 19 shkurt 2025, në ambientet e Fakultetit të Shkencave Islame, u zhvilluan me sukses mbrojtjet e temave të diplomës nga studentët:

🎓 Adem Nuhi
🎓 Zilije Limani

📖 Pas një pune të gjatë kërkimore dhe akademike, studentët paraqitën studimet e tyre përpara komisionit, duke argumentuar dhe mbrojtur me profesionalizëm temat e tyre. Diskutimet e zhvilluara gjatë mbrojtjes reflektuan përkushtimin dhe seriozitetin e tyre ndaj fushës së studimit.

Fakulteti i Shkencave Islame i përgëzon studentët për këtë arritje dhe u dëshiron suksese të mëtejshme në rrugën akademike dhe profesionale!

 

[…]

Mbrojtja e temave të diplomës në Fakultetin e Shkencave Islame2025-02-19T21:42:53+00:00

ИНТЕРЕН КОНКУРС - за избор на демонстратори на Факултетот за исламски науки – Скопје во летниот семестар во учебната 2024/2025 година

2025-02-17T22:21:32+00:00

Преземи: KONKURSI I BRENDSHËM për përzgjedhjen e demonstratorëve në Fakultetin e Shkencave Islame – Shkup në semestrin veror të vitit akademik 2024/2025

 

 

 

ИНТЕРЕН КОНКУРС - за избор на демонстратори на Факултетот за исламски науки – Скопје во летниот семестар во учебната 2024/2025 година2025-02-17T22:21:32+00:00

Fakulteti i Shkencave Islame mbajti mbledhjen e rregullt të Këshillit Mësimor – Shkencor

2025-02-13T23:14:43+00:00

Sot, më 13.02.2025, Fakulteti i Shkencave Islame organizoi mbledhjen e 63-të me një rend dite të rëndësishëm. Mbledhjen e kryesoi dekani i Fakultetit, prof. dr. Abdulxhemil Nesimi, e cila u hap me leximin e një pjese të Kuranit nga studenti Ismail Ismaili.

Në fillim, dekani përshëndeti pjesëmarrësit dhe në emër të tij dhe të stafit akademik, Reis Ulema H. hfz. Shaqir ef. Fetahi i uroi mirëseardhje duke falënderuar gjithashtu për mbështetjen e vazhdueshme që Bashkësia Fetare Islame i ofron Fakultetit të Shkencave Islame. Ky angazhim i palodhur, është një ndihmesë e çmuar në avancimin dhe zhvillimin e proceseve […]

Fakulteti i Shkencave Islame mbajti mbledhjen e rregullt të Këshillit Mësimor – Shkencor2025-02-13T23:14:43+00:00

Fakulteti i Shkencave Islame mori pjesë në Forumin Nacional “Religjioni dhe sfidat online”

2025-02-13T21:08:52+00:00

Më 12 shkurt 2025, Fakulteti i Shkencave Islame i Shkupit mori pjesë në Forumin Nacional “Religjioni dhe Sfidat Online”, të organizuar nga Horizon Civitas dhe Komisioni për Marrëdhënie me Bashkësitë Fetare dhe Grupi Religjioz (KMBFRG). Ky forum shërbeu si një platformë për të diskutuar ndikimet e teknologjisë dhe internetit në fenë dhe praktikat fetare, si dhe sfidat që paraqiten për besimtarët në botën digjitale.

Nga Fakulteti i Shkencave Islame, pjesëmarrës ishin Prof. Dr. Hasan Xhillo, Kryetari i Kuvendit Studentor, Ismail Ismaili, dhe studentja Besa Selami, të cilët kontribuan me mendimet dhe përvojat e tyre. Aktiviteti theksoi rëndësinë […]

Fakulteti i Shkencave Islame mori pjesë në Forumin Nacional “Religjioni dhe sfidat online”2025-02-13T21:08:52+00:00

Maturantët e Medresesë të vajzave Isa Beu në Shkup, vizituan Fakultetin e Shkencave Islame

2025-02-06T19:18:02+00:00

Sot, maturantet e Medresesë Isa Beu – paraleles së shtrirë të Vajzave në Shkup, të udhëhequra nga Drejtori i Përgjithshëm, Dr. Islam Islami, Koordinatorja e Medresesë dhe profesoreshat e Kur’anit dhe Gjuhës Turke, realizuan një vizitë në Fakultetin e Shkencave Islame për të uruar Dekanin e ri, Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi, dhe për t’u njohur më nga afër me mundësitë që ofron ky institucion për studimet e larta.

Në pritje të delegacionit ishte Prodekani, Prof. Dr. Ziber Lata, së bashku me Sekretarin, Mr. Neim Misimi, përgjegjësin për çështje administrative, Sulejman Idrizi, dhe referenten, Lejla Zekir. Takimi u zhvillua në një atmosferë të […]

Maturantët e Medresesë të vajzave Isa Beu në Shkup, vizituan Fakultetin e Shkencave Islame2025-02-06T19:18:02+00:00

Maturantet e medresesë së vajzave të Tetovës vizitojnë Fakultetin e Shkencave Islame – Shkup

2025-02-04T22:44:49+00:00

Sot, më 04.02.2025, Drejtori i Medresesë “Isa Beu”, Dr. Islam Islami, Koordinator i Medresesë së Vajzave në Tetovë, Dr. Beqir Memeti, së bashku me profesoreshat dhe maturantet, vizituan Fakultetin e Shkencave Islame për të uruar zgjedhjen e Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi si dekan të ri.

Delegacioni fillimisht i uroi stafin akademik për zgjedhjen e Dekanit, duke shprehur vlerësimin për mundësitë që ky institucion ofron për zhvillimin e arsimit islam, duke pasur parasysh që delegacioni i pranishëm është kuadër i dalë nga kjo vatër shkencore. Njëherit, vizita dhe uratat tregojnë mbështetje të pakushtëzuar për drejtuesin e ri të Fakultetit, duke dhënë mesazhin se […]

Maturantet e medresesë së vajzave të Tetovës vizitojnë Fakultetin e Shkencave Islame – Shkup2025-02-04T22:44:49+00:00

Myftiu i Gostivarit dhe Drejtori i Medresesë së Vajzave vizitojnë Fakultetin e Shkencave Islame

2025-01-30T22:02:59+00:00

Ishte një nder dhe kënaqësi për ne që sot, më 30.01.2025, Myftiu i Myftinisë së Gostivarit, H. Sabahudin ef. Zendeli, me bashkëpunëtorët e tij, si dhe Drejtori i Medresesë së Vajzave në Gostivar, Prof. Afrim Alija, i shoqëruar nga profesorë dhe profesoreshë, vizituan Fakultetin e Shkencave Islame për të uruar zgjedhjen e Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi si Dekan të ri.

Myftiu fillimisht uroi stafin akademik për zgjedhjen e Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimit si Dekan të Fakultetit të Shkencave Islame, duke ofruar mbështetje të pakufizuar për zhvillimin e Fakultetit dhe për forcimin e lidhjeve mes autoriteteve fetare dhe atyre edukative.

Nga ana e tij, […]

Myftiu i Gostivarit dhe Drejtori i Medresesë së Vajzave vizitojnë Fakultetin e Shkencave Islame2025-01-30T22:02:59+00:00

Drejtori i Rijasetit viziton Fakultetin e Shkencave Islame

2025-01-30T21:45:39+00:00

Sot, më 30.01.2025, Fakultetin e Shkencave Islame e vizitoi Drejtori i Sektorit për Botën Arabe, Ismet ef. Ademi, për të uruar zgjedhjen e Dekanit të ri.

Vizita e Drejtorit të Rijasetit në Fakultet për të uruar Dekanin e ri ishte një moment i rëndësishëm, që tregon mbështetje dhe respekt për udhëheqjen e re të Fakultetit. Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi falënderoi Drejtorin Ismet ef. Ademi për vizitën dhe për urimin në zgjedhjen e tij si Dekan. Ky falënderim thekson vlerësimin e tij për mbështetjen dhe angazhimin e Drejtorit, si dhe rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet institucioneve fetare dhe arsimore.

Vizita dhe urimi nga […]

Drejtori i Rijasetit viziton Fakultetin e Shkencave Islame2025-01-30T21:45:39+00:00
Go to Top