Në vijim të zhvillimit dhe forcimit të bashkëpunimit akademik ndërinstitucional, Fakulteti i Shkencave Islame – Shkup, i udhëhequr nga Dekani Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi, mirëpriti një delegacion nga Fakulteti i Studimeve Islame në Sarajevë, të kryesuar nga Dekani Prof. Dr. Mustafa Hasani.

Në përbërje të delegacionit ishin gjithashtu Prof. Dr. Zuhdija Hasanović, ish-dekan i këtij fakulteti, Prof. Dr. Ahmed Alibašić, prodekan për arsim, si dhe Prof. Dr. Nedim Begović, prodekan për cilësi.

Gjatë këtij takimi, dy dekanët dhe ekipet e tyre theksuan rëndësinë e rritjes së shkëmbimit të njohurive dhe zhvillimit të aktiviteteve të përbashkëta akademike. U shqyrtuan ide konkrete për projekte kërkimore, seminare dhe programe studentore, duke u angazhuar që ky bashkëpunim të shndërrohet në iniciativa afatgjata që do të pasurojnë procesin arsimor dhe shkencor në të dy institucionet.

Kjo vizitë shënon një hap tjetër në ndërtimin e urave të qëndrueshme të bashkëpunimit midis dy fakulteteve, me synim zgjerimin e horizonteve akademike dhe shkencore në të dy vendet.