Fakulteti i Shkencave Islame pati kënaqësinë të mirëpresë Prof. Dr. Hasan Çoşkun, nga Universiteti Gaziosmanpaşa i Tokatit në një vizitë akademike dhe miqësore, e realizuar në kuadër të programit Erasmus+.
Profesori u prit nga prodekani Prof. Dr. Ziber Lata, Dr. Furkan Shabani dhe Mr. Vildan Kaloshi, të cilët i uruan mirëseardhje dhe zhvilluan një takim të frytshëm mbi mundësitë e bashkëpunimit akademik, shkencor dhe kulturor ndërmjet institucioneve.
Gjatë takimit u diskutuan tema me interes të përbashkët, duke theksuar rëndësinë e forcimit të lidhjeve akademike, shkëmbimit të përvojave dhe avancimit të projekteve të përbashkëta në fushën e studimeve islame. Një vëmendje e veçantë iu kushtua mundësive që ofron programi Erasmus+ për mobilitetin akademik, zhvillimin profesional të stafit dhe zgjerimin e bashkëpunimit ndërinstitucional.
Fakulteti i Shkencave Islame shpreh mirënjohjen për këtë vizitë të çmuar dhe mbetet i përkushtuar në zhvillimin e bashkëpunimeve që kontribuojnë në ngritjen e cilësisë akademike dhe shkencore, në përputhje me objektivat e programit Erasmus+ dhe ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë.










