Renovimet në Fakultetin e Shkencave Islame në Shkup po vazhdojnë me ritme të shpejta dhe po i japin këtij institucioni një pamje të re dhe më funksionale. Duke pasur parasysh nevojën për përmirësim të kushteve për studentët dhe stafin, është nisur një proces rinovimi gjithëpërfshirës, i cili do të ndikojë pozitivisht në çdo aspekt të jetës akademike dhe administrative.

Aktualisht, po realizohet lyerja e kabineteve, një hap kyç për t’u ofruar ambienteve një pamje më të freskët dhe më të ngrohtë. Kjo do të krijojë një atmosferë më të këndshme dhe frymëzuese për mësimdhënie dhe studim. Po ashtu, janë duke u vendosur Inverter në klasa dhe zyra të administratës, për të përmirësuar funksionalitetin dhe estetikën e hapësirave që përdoren çdo ditë nga studentët dhe stafi.

Një zhvillim tjetër i rëndësishëm është shtrimi i Xhamisë së fakultetit, e cila po pajiset me një sistem ngrohjeje në dysheme. Ky sistem modern do të sigurojë një ambient të ngrohtë dhe komod gjatë dimrit, duke ofruar kushte më të mira për aktivitetet fetare.