Me rastin e festës së madhe të Kurban Bajramit, Fakulteti i Shkencave Islame – Shkup, në emër të Dekanit Prof.dr. Abdulxhemil Nesimi, ju përcjell urimet më të sinqerta për paqe, mirësi, shëndet dhe begati në familjet tuaja.
Kjo festë e bekuar le të na afrojë më shumë me vlerat e sakrificës, solidaritetit, dashurisë dhe respektit ndaj njëri-tjetrit.
Qoftë Kurban Bajrami burim i lumturisë, harmonisë dhe mëshirës për të gjithë besimtarët.
Allahu i pranoftë kurbanet, lutjet dhe veprat tuaja të mira.
Gëzuar Kurban Bajramin! Prof.dr. Abdulxhemil Nesimi
Dekan i Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup