Sot, më 16 prill 2025, në ambientet e Fakultetit të Shkencave Islame, u zhvillua me sukses mbrojtja e temave të diplomës nga studentët:

Imerali Imeri
Setmir Xhemailovski

Të dy studentët prezantuan punimet e tyre hulumtuese me seriozitet dhe kompetencë, duke dëshmuar njohuri të thelluara dhe aftësi analitike në trajtimin e temave të zgjedhura. Mbrojtja e tyre u vlerësua nga komisioni për qasjen akademike dhe përkushtimin e treguar.

Fakulteti i Shkencave Islame i uron studentët për këtë arritje të rëndësishme dhe ju dëshiron suksese të reja në rrugën e dijes dhe angazhimit profesional!