Prof. Dr. Aid Smajić ligjëroi në Fakultetin e Shkencave Islame në Shkup
Në kuadër të programit Erasmus+, në Fakultetin e Shkencave Islame në Shkup ligjëroi Prof. Dr. Aid Smajić nga Universiteti i Sarajevës. Prof. Smajić është profesor i psikologjisë në Fakultetin e Studimeve Islame të Universitetit të Sarajevës dhe njëkohësisht mban detyrën e Zëvendësdekanit për Bashkëpunim Ndërkombëtar. Gjatë kësaj vizite akademike, ai u prit nga dekani i Fakultetit të Shkencave Islame në Shkup, Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi, prodekani Prof. Dr. Ziber Lata, [...]
Vizitë zyrtare dhe nënshkrim marrëveshjeje bashkëpunimi në Fakultetin e Studimeve Islame në Novi Pazar
Më 05 maj 2025, delegacioni i Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup, i kryesuar nga Dekani Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi, i shoqëruar nga Prof. Dr. Shinazi Memedi, Prof. Dr. Hasan Xhilo dhe Sekretari i Fakultetit, Mr. Neim Misimi realizoi një vizitë zyrtare në Fakultetin e Studimeve Islame në Novi Pazar. Qëllimi kryesor i kësaj vizite ishte nënshkrimi i Protokollit të Bashkëpunimit të Ndërsjellë ndërmjet dy institucioneve akademike, i cili u [...]
Mbrojtja e temave të diplomës në Fakultetin e Shkencave Islame
Sot, më 16 prill 2025, në ambientet e Fakultetit të Shkencave Islame, u zhvillua me sukses mbrojtja e temave të diplomës nga studentët: Imerali Imeri Setmir Xhemailovski Të dy studentët prezantuan punimet e tyre hulumtuese me seriozitet dhe kompetencë, duke dëshmuar njohuri të thelluara dhe aftësi analitike në trajtimin e temave të zgjedhura. Mbrojtja e tyre u vlerësua nga komisioni për qasjen akademike dhe përkushtimin e treguar. Fakulteti i Shkencave [...]
Vizita e Profesorëve të Fakultetit të Teologjisë të Universitetit Dumlupınar në kuadër të Programit Erasmus+ në Fakultetin e Shkencave Islame – Shkup
Fakulteti i Shkencave Islame – Shkup, në kuadër të vizionit të tij për forcimin e bashkëpunimit akademik ndërkombëtar, mirëpriti një delegacion akademik nga Fakulteti i Teologjisë i Universitetit Dumlupınar nga Kütahya, Turqi. Vizita u realizua në bazë të memorandumit të bashkëpunimit të nënshkruar ndërmjet dy institucioneve dhe në kuadër të programit Erasmus+. Delegacioni përbëhej nga Dekani i Fakultetit, Prof. Dr. İsmail Yalçın (Jurisprudenca Islame), Koordinatori i Erasmus+, Assoc. Prof. Dr. [...]
Vizitë urimi nga Prorektori i Universitetit Ndërkombëtar “Vision” – Gostivar
Me rastin e zgjedhjes në detyrën e Dekanit të Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup, Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi priti në një vizitë urimi Prof. Dr. Mensur Nuredinin, Prorektor i Universitetit Ndërkombëtar “Vision” – Gostivar. Prof. Dr. Nuredini e uroi Dekanin për detyrën e re, duke shprehur urimet për sukses dhe bashkëpunim të mëtejshëm ndërinstitucional. Dekani falënderoi për vizitën dhe vlerësoi mbështetjen dhe gatishmërinë për bashkëpunim në fushën akademike.
Vizitë urimi nga Muftiu i Tetovës në Fakultetin e Shkencave Islame – Shkup
Më 10 prill 2025 (e enjte), Fakulteti Shkencave Islame – Shkup pati kënaqësinë të mirëpresë në ambientet e tij Muftiun e Tetovës, Dr. Hfz. Selver ef. Xhemaili, i cili realizoi një vizitë zyrtare urimi me rastin e zgjedhjes së Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi në detyrën e Dekanit të këtij institucioni. Gjatë takimit, Muftiu Xhemaili shprehu urimet e tij të sinqerta për angazhimin dhe përgjegjësinë e re të marrë nga Dekani, [...]





