Përcjellje e profesorëve të Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup për në Haxh
Sot, në ambientet e Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup, me nderim dhe respekt të veçantë, u bë përcjellja e dy profesorëve tanë të çmuar – Prof. Dr. Asan Xhilo dhe Prof. Dr. Naser Ramadani – të cilët nisen drejt tokave të shenjta për të kryer obligimin madhor të Haxhit. Dekani i Fakultetit, së bashku me kolegë dhe bashkëpunëtorë u mblodhën për t’u uruar rrugë të mbarë dhe për të [...]
Blerta Bajrami mbron me sukses temën e diplomës në Fakultetin e Shkencave Islame
Kemi kënaqësinë të njoftojmë se sot, më 26.05.2025, në Fakultetin e Shkencave Islame, studentja Blerta Bajrami mbrojti me sukses temën e saj të diplomës me titull: “Metoda e shiitëve në interpretimin e Kuranit fisnik”, duke dëshmuar përkushtim, seriozitet dhe përgatitje të lartë shkencore. Komisioni i mbrojtjes ishte në këtë përbërje: Prof. dr Jusuf Mustafai, kryetar, Prof. dr Hasan Xhilo, anëtar, Prof. dr Abdulxhemil Nesimi mentor. Me përkushtim akademik dhe hulumtim [...]
Vizitë zyrtare nga Myftiu i Shtipit dhe delegacioni i Universitetit Dyzxhe në Fakultetin e Shkencave Islame në Shkup
Sot më 22 maj 2025, Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame në Shkup, Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi, priti sot në një vizitë zyrtare Myftiun e Shtipit, z. Nasir Rexhepi, si dhe një delegacion nga Fakulteti i Teologjisë i Universitetit Dyzxhe në Turqi. Delegacioni nga Turqia përbëhej nga Prof. Dr. Ömer Menekşe, dekan i Fakultetit të Ilahijatit, i shoqëruar nga Doç. Dr. Faruk Görgülü, profesor i tefsirit në të njëjtin fakultet, [...]
Fakulteti i Shkencave Islame angazhon Dr. Qenan Ismailin si Ligjërues Klinik në lëndën e Komunikimit
Sot, më 20.05.2025, në një akt zyrtar dhe domethënës për zhvillimin akademik të Fakultetit të Shkencave Islame, dekani i këtij institucioni, Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi, ka dorëzuar marrëveshjen për angazhimin e Dr. Qenan Ismailit si ligjërues klinik në lëndën e Komunikimit. Ky hap nuk përfaqëson thjesht një procedurë administrative, por është pjesë e një strategjie të menduar mirë për ngritjen e cilësisë në mësimdhënie dhe përgatitjen profesionale të studentëve, veçanërisht [...]
Drejtori për Lidhje me Tokat Arabe pranë Bashkësisë Fetare Islame në RMV dhuron tre smart-tabela për Fakultetin e Shkencave Islame
Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup ka kënaqësinë të njoftojë se z. Ismet ef. Ademi, Drejtor për Lidhje me Tokat Arabe pranë Bashkësisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ka realizuar një donacion me tre smart-tabela (tabela interaktive) në mbështetje të zhvillimit të infrastrukturës teknologjike dhe përmirësimit të procesit mësimor në këtë institucion. Ky donacion synon të kontribuojë në: Modernizimin e sallave të ligjëratave, Rritjen e cilësisë së [...]
Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame u takua me Kryetarin e Qendrës Islame të Salmsah-it në Zvicër.
Sot, në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, u zhvillua një takim ndërmjet Dekanit të Fakultetit të Shkencave Islame në Shkup, Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi, dhe Kryetarit të Qendrës Islame të Samsun-it në Zvicër, z. Nehat Beqiri.Ky takim u realizua në kuadër të përpjekjeve për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve islame në diasporë dhe atyre në vendlindje. Gjatë bisedës, u trajtuan disa çështje me rëndësi, si: Roli i Qendrës Islame [...]





