Sot, më 06.04.2026, Këshilli Mësimor-Shkencor i Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup mbajti mbledhjen e 71-të të rregullt, në të cilën u shqyrtuan dhe u miratuan çështje me rëndësi të veçantë për funksionimin dhe zhvillimin e veprimtarisë mësimore-shkencore të Fakultetit.
Mbledhjen e udhëhoqi Kryesuesi i Këshillit Mësimor-Shkencor, prof. dr. Abdulxhemil Nesimi, Dekan i Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup.
Në kuadër të rendit të ditës, Këshilli miratoi vendime që kanë të bëjnë me zgjedhjen dhe rizgjedhjen e stafit akademik, formimin e komisioneve përkatëse, si dhe miratimin e programeve studimore në ciklin e dytë të studimeve akademike.
Po ashtu, u shqyrtuan edhe çështje të tjera që bien në kompetencë të Këshillit, në përputhje me aktet normative dhe legjislacionin në fuqi.
Fakulteti i Shkencave Islame – Shkup mbetet i përkushtuar ndaj avancimit të cilësisë së arsimit të lartë, forcimit të kapaciteteve akademike dhe zhvillimit të veprimtarisë shkencore, në harmoni me standardet bashkëkohore universitare dhe dispozitat ligjore në fuqi.

