KONKURS për regjistrimin e studentëve në ciklin e dytë të studimeve në Fakultetin e Shkencave Islame – Shkup për në vitin akademik 2025/2026
Administrator2025-04-08T09:57:36+00:00
Të nderuar kolegë, studentë dhe besimtarë,
Në këtë ditë të shenjtë të Fitër Bajramit, festës që shpërblen agjërimin dhe përkushtimin gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, dëshiroj të ju uroj një festë të begatë plot paqe dhe harmoni.
Ky është një moment i rëndësishëm për çdo besimtar, një mundësi për t’u falënderuar dhe për të rritur shpirtin e solidaritetit dhe bashkëpunimit ndërmjet nesh.
Fitër Bajrami është një simbol i festës pas sakrificave dhe mundimeve që kaluam gjatë muajit të Ramazanit. Ky është një moment i veçantë, ku lutjet tona janë më të fuqishme dhe zemrat tona janë të mbushura me gëzim, mirënjohje dhe dashuri […]
Në Fakultetin e Shkencave Islame vazhdojnë punimet për përmirësimin e infrastrukturës, me qëllim përmbushjen e nevojave të procesit edukativ. Dekani i këtij fakulteti është i angazhuar në modernizimin e infrastrukturës, për të realizuar objektivat e tij strategjikë, duke përmirësuar ambientin akademik dhe duke ofruar mundësi më të avancuara për studentët dhe stafin akademik. Kjo nismë ka si qëllim modernizimin e objektit dhe krijimin e kushteve optimale që do të mbështesin zhvillimin e mësimdhënies dhe kërkimit shkencor në fushën e studimeve islame. Përveç investimeve në infrastrukturë, fokusi është gjithashtu në digjitalizimin e proceseve dhe krijimin e mundësive për një […]
Me rastin e fillimit të muajit të bekuar të Ramazanit, më lejoni që në emër të Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup dhe në emrin tim personal t’ju përcjell urimet më të përzemërta të gjithë besimtarëve të fesë islame.
Ky muaj i shenjtë na fton në reflektim, përkushtim dhe përmirësim të shpirtit tonë. Ai është simbol i sakrificës, devotshmërisë dhe solidaritetit, duke na afruar më shumë me njëri-tjetrin dhe duke na shtyrë të ndajmë jo vetëm bukën, por edhe dashurinë, mirëkuptimin dhe vlerat më të larta njerëzore.
Le të jetë ky një muaj i mbushur me paqe, harmoni dhe begati për të gjithë […]
Më 26 shkurt 2025, dekan i Fakulteti të Shkencave Islame Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi priti drejtoreshën e Komisionit për marrëdhënie me bashkësitë fetare dhe grupet fetare, znj. Olivera Trajkovska, e shoqëruar nga zyrtari administrativ Besim Memedi.
Në një atmosferë miqësore dhe konstruktive, drejtoresha Trajkovska uroi Dekanin për zgjedhjen e tij dhe theksoi rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit për realizimin e projekteve të përbashkëta. Gjatë takimit, u nënshkrua memorandum bashkëpunimi që synon thellimin e marrëdhënieve ndër-institucionale dhe organizimin e aktiviteteve të përbashkëta, me qëllim kontribuimin në ndërtimin e paqes dhe bashkëjetesës.
Pjesë e vizitës ishte edhe njohja me ambientet e Fakultetit, ku drejtoresha vizitoi […]
Sot, më 20 shkurt 2025, në Fakultetin e Shkencave Islame u zhvillua me sukses mbrojtja e temave të diplomës nga studentet:
🎓 Besa Selami
🎓 Sara Imeri
Gjatë mbrojtjes, ato prezantuan me përkushtim dhe profesionalizëm punimet e tyre kërkimore duke argumentuar dhe mbrojtur idetë e paraqitura. Angazhimi i tyre u reflektua në diskutimet e pasura dhe konstruktive me komisionin akademik.
Fakulteti i Shkencave Islame i përgëzon studentet për këtë sukses dhe ju uron suksese të mëtejshme në rrugëtimin e tyre akademik dhe profesional!


[…]
Sot, më 19 shkurt 2025, në ambientet e Fakultetit të Shkencave Islame, u zhvilluan me sukses mbrojtjet e temave të diplomës nga studentët:
🎓 Adem Nuhi
🎓 Zilije Limani
📖 Pas një pune të gjatë kërkimore dhe akademike, studentët paraqitën studimet e tyre përpara komisionit, duke argumentuar dhe mbrojtur me profesionalizëm temat e tyre. Diskutimet e zhvilluara gjatë mbrojtjes reflektuan përkushtimin dhe seriozitetin e tyre ndaj fushës së studimit.
Fakulteti i Shkencave Islame i përgëzon studentët për këtë arritje dhe u dëshiron suksese të mëtejshme në rrugën akademike dhe profesionale!

[…]