Përgjatë dy ditëve, në Fakultetin e Shkencave Islame – Shkup, qëndroi një delegacion nga Emiratet e Bashkuara Arabe të udhëhequr nga Kryetar i Organizatës Ndërkombëtare “Edukatorët pa kufij” Dr. Muhamed Alij El Ubejdeli. Ata fillimisht zhvilluan një takim me Dekanin e FSHI-së, Prof. Dr. Shaban Sulejmani i cili falënderoi mysafirët për vizitën që i kanë bërë FSHI-së dhe në pika të shkurtëra prezantoi rrugëtimin e Fakultetit tonë ndër vite që nga koha e themelimit e deri në ditët e sotme. Gjithashtu informoi delegacionin mbi rrjedhat e punës së FSHI-së, realizimin e planeve studimore, zhvillimin e mësimit dhe programet mësimore të akredituara, përpjekjet që bën dhe vështirësitë me të cilat ballafaqohet në rrugëtimin shkencorë- akademik. U diskutuan tematika shumë të rëndësishme për zhvillimin e arsimit të lartë islam, si dhe për mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen. Në shenjë respekti, mirënjohjeje dhe falënderimi, për mbështetjen financiare për studentët me raste sociale dhe studentët e shkëlqyeshëm, Prof. Dr. Shaban Sulejmani ua dhuroi mysafirëve një plaketë me llogën e FSH-sw. Delegacioni në fjalë në ditën e dytë pati takim edhe me stafin akademik ku Dr. Muhamed El Ubejdeli mbajti një fjalim e më pastaj vijoji debati që ishte mjaftë konstruktiv. Vizita përfundoi me takimin e studentët të FSHI-së, të cilët kishin nderin të dëgjojnë një ligjëratë të shkurtër por shumë me vlerë dhe domethënëse nga ana e mysafirit.