Fakulteti i Studimeve të Larta për Edukim në kuadër të Universitetit të Kajros në Egjipt është organizator dhe njëherit edhe nikoqir i kursit të dytë ndërkombëtar të gjuhëve në Kajro të Egjiptit.
Në këtë organizim marrin pjesë shumë studiues dhe mësimdhënës nga vende të ndryshme të botës, si: Azia, Europa dhe Ballkani. Përfaqësues të Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup janë mësimdhënësit: Doc. Dr. Naser Ramadani dhe Doc. Dr. Shaban Sulejmani. Kohëzgjatja e trajnimit është njëmujorë, i cili ka filluar nga 15.01.2017 deri më 15.02.2017.
Projekti në fjalë është organizuar nga Ministrisa e Punëve të Jashtme të Egjiptit, Universiteti i Kajros dhe është mbështetur nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë.
FSHI – Shkup,
29.01.2017.