Në suaza të memorandum bashkëpunimit të nënshkruar mes Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup (FSHI) dhe Fakultetit të Studimeve Islame – Prishtinë (FSI), ku në fokus ka edhe shkëmbimin e stafit akademik, sot në hapësirat e Fakultetit të Shkencave Islame para studentëve të vitit të dytë dhe të katërt ligjëruan dekani i FSI-së, Prof. asoc. dr. Islam Hasani si dhe Dr. Bahri Hoxha.