Drejtori i Medreses ishte në vizitë në FSHI
Drejtori i medreses Isa Beu Ibrahim Idrizi dhe sekretari i saj ishin në vizitë në Fakultetin e Shkencave Islame ku u pritën nga u.d.Dekani Prof.Dr.Shaban Sulejmani. FSHI – SHKUP 11.05.2018
Delegacion nga Myftinia e Shkupit vizituan Fshi – në
Sot me datë 29.03.2018 një delegacion nga myftinia e Shkupit në përbërje me muftiun Mr. Qenan Ismaili, sekretari Sadri Hasanoviç dhe referenti i myftinisë Rexhep ef. Imeri ishin në vizitë në Fakultetin e Shkencave Islame ku u pritën nga dekani i FSHI – së Prof. Dr. Faredin Ebibi, sekretari Muharem Idrizilari si dhe referentët Nesip Demiri dhe Lejla Zekiri. Dekani i fakultetit në kuadër të këtij takimi e njoftoi myftiun [...]
Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Ferizaj vizitoi FSHI-në
Sot Fakultetin e Shkencave Islame e vizitoi kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Ferizaj, Bujar ef. Asani, së bashku me bashkëpunëtorët Rasim ef. Ademi dhe Mr. sc Sedat Ismajli. Delegacioni në fjalë u mirëprit nga Dekani i Fakultetit, Doc. Dr. Faredin Ebibi dhe Sekretari, Mr. sc Argëtim Saliu. Fillimisht Dekani i Fakultetit ju dëshiroj mirëseardhje musafirëve dhe më pastaj i njoftoi në pika të shkurta për historikun e Fakultetit [...]
FSHI botoi tekste të karakterit universitar
Dolën nga shtypi tre tekste të karakterit universitar të Fakultetit të Shkencave Islame në Shkup. Bëhet fjalë për Sintaksën e gjuhës arabe, E Drejta Penale Islame dhe pjesa e parë e përkthyer në gjuhën shqipe e Xhamiu-s-agirit të imam Sujutit. Tekstet në fjalë janë të rëndësisë së veçantë për të gjithë dashamirët e dijes me theks të veçantë janë literatur bazike për lëndët përkatëse për stutentët e Fakultetit të Shkencave [...]
PËRFAQËSUES TË FSHI-së MARRIN PJESË NË DEBATIN E DYTË ME RADHË “ORA NDËRFETARE” TË ORGANIZUAR NGA KONRAD ADENAUER STIFTUNG
Perceptimet e qytetarëve për religjionin dhe roli i tij në shoqëritë multikonfesionale ishte tema e debatit të sotëm që u mbajt nën organizim të organizatës jo-qeveritare Konrad Adenauer Stiftung – Shkup dhe mbështetur nga Fakulteti i Shkencave Islame – Shkup, Fakulteti Teologjik Ortodoks “Shën Klimenti i Ohrit” dhe Instituti për hulumtime politike – Shkup. Në këtët debat pjesëmarrës ishin një grup i studentëve të FSHI-së, së bashku me sekretarin dhe [...]
Dekani i FSHI-së morri pjesë në konferencën shkencore “25 VITE DRITA ISLAME” organizuar nga Komuniteti Musliman i Shqipërisë – Tiranë
Me rastin e 25 vjetorit të themelimit të revistës “Drita Islame”, Komunitetit Musliman i Republikës së Shqipërisë organizoi konferencë shkencore me temë, “25 VITE DRITA ISLAME”. I pranishëm në këtë konferencë ishte Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup, Doc. Dr. Faredin Ebibi, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, z-tri. Bujar Nishani, krerët e Bashkësive Fetare Islame të rajonit, drejtues të institucioneve të ndryshme, si dhe akademikë e studiues nga [...]




