Sot, në Fakultetin e Shkencave Islame, Kuvendi Studentor organizoi ligjëratë me temë “Përgatitja e të rinjve përballë sfidave bashkëkohore”, ligjërues i së cilës ishte Myftiu i qytetit të Strugës Mr. Salim ef. Sulejmani.
Programi filloi me leximin e një pjese të Kur’anit nga studenti Hfz. Mervan Ejupi, e më pastaj fjala ishte e myftiut i cili trajtoi temën në fjalë. Ndërsa në pjesën e dytë të programit të cilën e moderoi studentja Alise Neziri, studentët patën mundësi të parashtrojnë pyetje në lidhje me temën por edhe për organizimin e jetës fetare në qytetin e Strugës me rrethinë.
Në shenjë respekti dhe falenderimi kryetari i Kuvendit Studentor, Luftim Deari, i ndau mirënjohje Myftiut Mr. Salim ef. Sulejmani.
Aktiviteti u mbyll me një kokteil tepër bujar, plot art e shije, të përgatitur nga studentet tona.