Më 22 qershor 2026, Fakulteti i Shkencave Islame mbajti mbledhjen e 73-të të rregullt të Këshillit Mësimor-Shkencor, të kryesuar nga Dekani i Fakultetit dhe Kryesuesi i Këshillit, Prof. dr. Abdulxhemil Nesimi.
Pas miratimit të rendit të ditës dhe procesverbalit të mbledhjes së kaluar, Këshilli shqyrtoi dhe diskutoi një sërë çështjesh me rëndësi për veprimtarinë akademike, shkencore dhe institucionale të Fakultetit.
Në kuadër të pikave të rendit të ditës, u shqyrtua dhe u miratua propozimi për ndarjen e titullit “Honoris Causa”. Gjithashtu, u shqyrtua raporti i Këshillit Recenzues lidhur me procedurat e zgjedhjes në thirrje akademike, ndërsa Këshilli miratoi rizgjedhjen e dy kandidatëve në përputhje me dispozitat ligjore dhe procedurat në fuqi.
Këshilli po ashtu mori vendim për emërimin e Komisionit për pranimin e studentëve në ciklin e parë dhe të dytë të studimeve për vitin akademik përkatës. Në vijim, u trajtuan kërkesa dhe ankesa të paraqitura nga palët përkatëse, si dhe çështje të tjera që lidhen me mbarëvajtjen e procesit arsimor-shkencor dhe zhvillimin institucional të Fakultetit.
Mbledhja u përmbyll në një atmosferë solemne me leximin e ajeteve nga Kur’ani Fisnik, duke reflektuar vlerat shpirtërore, kulturore dhe edukativo-shkencore që përbëjnë themelin e misionit të Fakultetit të Shkencave Islame.