About Administrator

This author has not yet filled in any details.
So far Administrator has created 313 blog entries.

Vizitë zyrtare dhe nënshkrim marrëveshjeje bashkëpunimi në Fakultetin e Studimeve Islame në Novi Pazar

2025-05-06T20:19:48+00:00

Më 05 maj 2025, delegacioni i Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup, i kryesuar nga Dekani Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi, i shoqëruar nga Prof. Dr. Shinazi Memedi, Prof. Dr. Hasan Xhilo dhe Sekretari i Fakultetit, Mr. Neim Misimi realizoi një vizitë zyrtare në Fakultetin e Studimeve Islame në Novi Pazar.

Qëllimi kryesor i kësaj vizite ishte nënshkrimi i Protokollit të Bashkëpunimit të Ndërsjellë ndërmjet dy institucioneve akademike, i cili u nënshkrua nga Dekani i FSHI-së, Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi, dhe Dekani i FSI-së në Novi Pazar, Prof. Dr. Enver Omeroviç. Të dy palët shprehën kënaqësinë për arritjen e kësaj marrëveshjeje dhe ritheksuan […]

Vizitë zyrtare dhe nënshkrim marrëveshjeje bashkëpunimi në Fakultetin e Studimeve Islame në Novi Pazar2025-05-06T20:19:48+00:00

Mbrojtja e temave të diplomës në Fakultetin e Shkencave Islame

2025-04-16T21:26:22+00:00

Sot, më 16 prill 2025, në ambientet e Fakultetit të Shkencave Islame, u zhvillua me sukses mbrojtja e temave të diplomës nga studentët:

Imerali Imeri
Setmir Xhemailovski

Të dy studentët prezantuan punimet e tyre hulumtuese me seriozitet dhe kompetencë, duke dëshmuar njohuri të thelluara dhe aftësi analitike në trajtimin e temave të zgjedhura. Mbrojtja e tyre u vlerësua nga komisioni për qasjen akademike dhe përkushtimin e treguar.

Fakulteti i Shkencave Islame i uron studentët për këtë arritje të rëndësishme dhe ju dëshiron suksese të reja në rrugën e dijes dhe angazhimit profesional!

[…]

Mbrojtja e temave të diplomës në Fakultetin e Shkencave Islame2025-04-16T21:26:22+00:00

Vizita e Profesorëve të Fakultetit të Teologjisë të Universitetit Dumlupınar në kuadër të Programit Erasmus+ në Fakultetin e Shkencave Islame – Shkup

2025-04-14T20:37:23+00:00

Fakulteti i Shkencave Islame – Shkup, në kuadër të vizionit të tij për forcimin e bashkëpunimit akademik ndërkombëtar, mirëpriti një delegacion akademik nga Fakulteti i Teologjisë i Universitetit Dumlupınar nga Kütahya, Turqi. Vizita u realizua në bazë të memorandumit të bashkëpunimit të nënshkruar ndërmjet dy institucioneve dhe në kuadër të programit Erasmus+.

Delegacioni përbëhej nga Dekani i Fakultetit, Prof. Dr. İsmail Yalçın (Jurisprudenca Islame), Koordinatori i Erasmus+, Assoc. Prof. Dr. Selami Erdoğan (Sufizmi), dhe Dr. Bayram Akbulut (Historia e Feve). Gjatë vizitës së tyre, profesorët mbajtën ligjërata akademike para studentëve të Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup në fushat e tyre përkatëse, […]

Vizita e Profesorëve të Fakultetit të Teologjisë të Universitetit Dumlupınar në kuadër të Programit Erasmus+ në Fakultetin e Shkencave Islame – Shkup2025-04-14T20:37:23+00:00

Vizitë urimi nga Prorektori i Universitetit Ndërkombëtar “Vision” – Gostivar

2025-04-14T20:58:04+00:00

Me rastin e zgjedhjes në detyrën e Dekanit të Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup, Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi priti në një vizitë urimi Prof. Dr. Mensur Nuredinin, Prorektor i Universitetit Ndërkombëtar “Vision” – Gostivar.

Prof. Dr. Nuredini e uroi Dekanin për detyrën e re, duke shprehur urimet për sukses dhe bashkëpunim të mëtejshëm ndërinstitucional. Dekani falënderoi për vizitën dhe vlerësoi mbështetjen dhe gatishmërinë për bashkëpunim në fushën akademike.

Vizitë urimi nga Prorektori i Universitetit Ndërkombëtar “Vision” – Gostivar2025-04-14T20:58:04+00:00

Vizitë urimi nga Muftiu i Tetovës në Fakultetin e Shkencave Islame – Shkup

2025-04-10T16:51:19+00:00

Më 10 prill 2025 (e enjte), Fakulteti Shkencave Islame – Shkup pati kënaqësinë të mirëpresë në ambientet e tij Muftiun e Tetovës, Dr. Hfz. Selver ef. Xhemaili, i cili realizoi një vizitë zyrtare urimi me rastin e zgjedhjes së Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi në detyrën e Dekanit të këtij institucioni.

Gjatë takimit, Muftiu Xhemaili shprehu urimet e tij të sinqerta për angazhimin dhe përgjegjësinë e re të marrë nga Dekani, duke vënë në dukje rëndësinë e bashkëpunimit të ndërsjellë ndërmjet Muftinisë së Tetovës dhe Fakultetit të Shkencave Islame. Ai theksoi se është i gatshëm të kontribuojë në thellimin e këtij bashkëpunimi, në […]

Vizitë urimi nga Muftiu i Tetovës në Fakultetin e Shkencave Islame – Shkup2025-04-10T16:51:19+00:00

Fakulteti i Shkencave Islame – Shkup mbajti mbledhjen e 64-të të rregullt të Këshillit Mësimor-Shkencor

2025-04-03T21:00:33+00:00

Më 03 prill 2025, në ambientet e Fakultetit të Shkencave Islame në Shkup u mbajt mbledhja e 64-të e rregullt e Këshillit Mësimor-Shkencor, e kryesuar nga dekani, Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi. Në këtë mbledhje mori pjesë edhe Reisul-ulema i Bashkësisë Fetare Islame të RMV-së, H. hfz. Shaqir ef. Fetai.

Mbledhja u hap me leximin e një pjese nga Kurani Famëlartë nga studenti Ismail Ismaili. Kryesuesi i mbledhjes, Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi, fillimisht falënderoi Zotin e Madhëruar, duke dërguar përshëndetje mbi Profetin Muhamed (a.s) dhe familjen e tij. Më tej, shprehu mirënjohjen për praninë e Kryetarit të […]

Fakulteti i Shkencave Islame – Shkup mbajti mbledhjen e 64-të të rregullt të Këshillit Mësimor-Shkencor2025-04-03T21:00:33+00:00

К О Н К У Р С запишување студенти на додипломски студии на студиските програми Исламски Науки на Факултетот за исламски науки – Скопје, во учебната 2025/2026 година

2025-04-08T10:05:36+00:00

 

К О Н К У Р С запишување студенти на додипломски студии на студиските програми Исламски Науки на Факултетот за исламски науки – Скопје, во учебната 2025/2026 година2025-04-08T10:05:36+00:00
Go to Top