Në kuadër të aktiviteteve edukative dhe të formimit moral që promovon Fakulteti i Shkencave Islame – Shkup, sot studentët e Fakultetit zhvilluan një aksion vullnetar për pastrimin e oborrit dhe të Xhamisë së Fakultetit.

Ky aktivitet kishte për qëllim të forcojë ndjenjën e përgjegjësisë, kujdesit ndaj ambientit dhe respektit ndaj hapësirave të përbashkëta, si pjesë përbërëse e edukimit shpirtëror dhe shoqëror që ofron Fakulteti ynë.

Dekani i Fakultetit, Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi, falënderoi studentët për kontributin e tyre dhe theksoi se kujdesi për pastërtinë është një dimension i rëndësishëm i besimit dhe i moralit islam. Ai kujtoi fjalën e Profetit (a.s.):

“Pastërtia është gjysma e besimit.”

Ky aktivitet do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, me qëllim që ambientet e Fakultetit të mbeten gjithmonë të pastra, të sistemuara dhe frymëzuese për nxënie dhe adhurim.