Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame merr pjesë në Konferencën Shkencore në Tiranë
Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame, Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi, mori pjesë në Konferencën Shkencore me temë: “El-Ihtijar dhe roli i tij në mendimin juridik islam”, e cila u mbajt në Tiranë, me rastin e botimit të kolanës së veprës madhore “El-Ihtijaru li Ta‘lili el-Muhtar”. Në këtë ngjarje shkencore dhe akademike morën pjesë personalitete të larta të bashkësive fetare islame nga trevat shqiptare, ndër të cilët: Kryetari i Bashkësisë Fetare [...]
Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame zhvilloi takim online me Rektorin e Universitetit al-Kasimije në Emiratet e Bashkuara Arabe Arabe.
Sot, më 04.12.2025, Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame, Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi, zhvilloi një bisedë zyrtare me Rektorin e Universitetit al-Kasimije në Emiratet e Bashkuara Arabe, Prof. Dr. Avad al-Halef. Në fillim të takimit, Dekani përshëndeti pjesëmarrësit dhe falënderoi Rektorin e Universitetit al-Kasimije për iniciativën dhe gatishmërinë për të vendosur kontakte të drejtpërdrejta me Fakultetin e Shkencave Islame. Prof. Dr. Nesimi prezantoi një kronologji të shkurtër për historikun dhe [...]
Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup uron Festën e 28 Nëntorit
Me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame në Shkup përcjell urimet më të sinqerta për të gjithë studentët, stafin akademik dhe bashkëpunëtorët e institucionit. Kjo ditë historike, e cila shënon një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e kombit shqiptar, na kujton sakrificat, vendosmërinë dhe idealet që udhëhoqën brezat drejt lirisë. 28 Nëntori nuk është vetëm një përvjetor, por një [...]
Fakulteti i Shkencave Islame uron me nderim dhe krenari Ditën e Alfabetit Shqiptar
22 Nëntori përbën një ditë të shenjtë për kulturën, identitetin dhe historinë tonë kombëtare. Në këtë ditë përkujtojmë vendimin e madh të mendimtarëve, studiuesve dhe patriotëve shqiptarë në Kongresin e Manastirit, të cilët vendosën themelet e alfabetit të unifikuar, duke i dhënë gjuhës shqipe një bazë të fortë për zhvillim dhe përparim. Sot nderojmë sakrificën, mençurinë dhe vizionin e atyre që kuptuan se gjuha është dritë, është atdhe dhe është [...]
Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame merr pjesë në simpoziumin shkencor në Cyrih, Zvicër
Më 16.10.2025, një delegacion i udhëhequr nga Reis ul Ulema, me pjesëmarrjen e Dekanit të Fakultetit të Shkencave Islame, Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi, drejtorit të Medresesë dhe Drejtorit për Diasporë, mori pjesë në simpoziumin shkencor të mbajtur në Cyrih të Zvicrës, organizuar nga Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër. Simpoziumi u zhvillua me temën:“Xhamitë shqiptare në mërgatë në shërbim të kombit, fesë dhe integrimit”,duke tubuar përfaqësues të bashkësive islame nga Shqipëria, [...]
Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame mori pjesë në Konferencën shkencore “Takimi i Dijetarëve të Ballkanit” në Edirne, Turqi
Në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe shkëmbimit akademik, dekani i Fakultetit të Shkencave Islame në Shkup, Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi, mori pjesë në Konferencën shkencore “Takimi i Dijetarëve të Ballkanit”, e cila u mbajt në qytetin Edirne të Turqisë. Konferenca u organizua nga Fondacioni i Dijetarëve Islam, dhe mblodhi një numër të madh dijetarësh, profesorësh dhe personalitetesh fetare nga vendet e Ballkanit dhe bota islame. Në këtë ngjarje të rëndësishme [...]





