News2020-09-12T18:27:39+00:00
1503, 2023

Kuvendi Studentor nikoqirë i Myftiut të Strugës, Mr. Salim ef. Sulejmani,

Sot, në Fakultetin e Shkencave Islame, Kuvendi Studentor organizoi ligjëratë me temë "Përgatitja e të rinjve përballë sfidave bashkëkohore", ligjërues i së cilës ishte Myftiu i qytetit të Strugës Mr. Salim ef. Sulejmani. Programi filloi me leximin e një pjese të Kur'anit nga studenti Hfz. Mervan Ejupi, e më pastaj fjala ishte e myftiut i cili trajtoi temën në fjalë. Ndërsa në pjesën e dytë të programit të cilën e [...]

2802, 2023

Prodekani i Fakuktetit të Shkencave Islame, Doc. Dr. Muaz Agushi merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare “Strategjitë e ardhshme të edukimit, inkuadrimi dhe barazia e të paprivilegjuarve”

Me datë 23 Shkurt 2023, në kryeqendrën e Emirateve të Bashkuara Arabe, Abu Dhabi, prodekani i FSHI-së, Muaz Agushi, morri pjesë në Konferencën e parë ndërkombëtare "Strategjitë e ardhshme të edukimit, inkuadrimi dhe barazia e të paprivilegjuarve", të organizuar nga Organizata Ndërkombëtare “Edukatorët pa kufij" me seli në Gjenevë  të Zvicrës. Gjatë pesë sesioneve u diskutuan një sërë temash, duke përfshirë kushtet dhe sfidat me të cilat përballet mësimdhënia dhe [...]

1302, 2023

Fakulteti i Shkencave Islame – Shkup, pjesëmarrës në seminarin “Mësimi i lëndës së “Fik’hul Muamelatit” në medresetë dhe fakultetet e Ballkanit”

Me datë 10.02.2023, në selinë e kryesisë së BIK-ut, Fakulteti i Studimeve Islame në bashkëpunim me Qendrën për Studime të Avancuara dhe shoqatën Horizont, organizuan seminar kushtuar mësimit të lëndës "Fik'hul-Muamelatit" në medresetë dhe fakultetet e Ballkanit. Nga FSHI, morri pjesë Prodekani, Doc. Dr. Muaz Agushi, i cili në seancën e dytë u paraqit me temën "Përvojat e Fakultetit të Shkencave Islame - Shkup në mësimdhënien e lëndës "Fik'hul Muamelat", [...]

602, 2023

Telegram ngushëllimi

Fakulteti i Shkencave Islame - Shkup i shpreh ngushëllimet më të thella popullit turk për tërmetin shkatërrues në Turqi dhe Siri. Me zemër e shpirt jemi me  të gjithë të prekurit nga tërmeti shkatërrues. Ngushëllimet më të thella për të gjitha familjet që humbën të dashurit e tyre në këtë tragjedi të tmerrshme, ndërsa të lënduarve ju urojmë shërim të shpejtë.

2712, 2022

FAKULTETI I STUDIMEVE ISLAME NË PRISHTINË, SOT SHËNON 30-VJETORIN E THEMELIMIT

Fakulteti i Studimeve Islame në Prishtinë, sot shënon 30-vjetorin e themelimit. Me ftesë të FSI - Prishtinë në shënimin e këtij jubileu mori pjesë edhe Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame në Shkup, prof. dr. Shaban Sulejmani, i cili duke i uruar për punën që bën FSI në përgatitjen e kuadrave të studimeve islame tanimë tri dekada, vuri në dukje bashkëpunimin e thelluar midis dy institucioneve fetare, të vetme në [...]

2612, 2022

DEKANI I FAKULTETIT TË SHKENCAVE ISLAME PROF. DR. SHABAN SULEJMANI E PRITI NË KABINETIN E TIJ REKTORIN E UNIVERSITETIT KŰTAHYA DUMLUPINAR PROF. DR. KAZIM UYSAL

Sot, në Fakultetin e Shkencave Islame – Shkup, qëndroi delegacioni nga Universiteti Kűtahya Dumlupınar, të udhëhequr nga Rektori Prof. Dr. Kazim Uysal. Dekani i FSHI-së, Prof. Dr. Shaban Sulejmani i falënderoi mysafirët për vizitën që i kanë bërë FSHI-së dhe në pika të shkurtëra prezantoi rrugëtimin e Fakultetit tonë ndër vite që nga koha e themelimit e deri në ditët e sotme. Gjithashtu informoi delegacionin mbi rrjedhat e punës së [...]

Go to Top