News2020-09-12T18:27:39+00:00
2901, 2017

Doc. Dr. Naser Ramadani dhe Doc. Dr. Shaban Sulejmani marrin pjesë në kursin e dytë ndërkombëtarë të gjuhëve në Universitetin e Kajros në Egjipt

Fakulteti i Studimeve të Larta për Edukim në kuadër të Universitetit të Kajros në Egjipt është organizator dhe njëherit edhe nikoqir i kursit të dytë ndërkombëtar të gjuhëve në Kajro të Egjiptit. Në këtë organizim marrin pjesë shumë studiues dhe mësimdhënës nga vende të ndryshme të botës, si: Azia, Europa dhe Ballkani. Përfaqësues të Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup janë mësimdhënësit: Doc. Dr. Naser Ramadani dhe Doc. Dr. Shaban [...]

2501, 2017

Prof. Dr. Balazs Deri nga “Eotvos Lorand University – Budapest” vizitoi FSHI-në

Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup, Doc. Dr. Faredin Ebibi priti në takim protokollar përfaqësuesin e Ambasadës së Hungarisë në Shkup, Prof. Dr. Balazs Deri, i cili njëherit është edhe profesor i rregullt në Fakultetin e Shkencave Humane në “Eotvos Lorand University – Budapest”. Fillimisht palët zhvilluan bisedë njoftuese, më pastaj u njohën me historikun e institucioneve arsimore të cilët i përfaqësojnë. Në fund të takimit u diskutuan [...]

2912, 2016

ATASHEU PËR ÇËSHTJE FETARE I AMBASADËS SË REPUBLIKËS SË TURQISË NË SHKUP VIZITOI FSHI-në

Në vazhdën e miqësisë dhe bashkëpunimit të ndërsjelltë në mes Ambasadës së Republikës së Turqisë dhe organeve të Bashkësisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë, veçanërisht institucioneve edukativo-arsimore të BFI-së, ishte edhe vizita e sotshme e atasheut për çështje fetare në Ambasadën e Republikës së Turqisë në Shkup, të sa po emruarin Murat Alkan me dekanin e Fakultetit të Shkencave Islame në Shkup, Doc. Dr. Faredin Ebibi. Ky ishte takimi [...]

1507, 2016

DEKANI I FSHI-së viziton ITSHKSH

Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup, Doc. Dr. Faredin Ebibi, së bashku me bashkëpunëtorët Mr. Argëtim Saliu dhe Zekirja Metushi, vizituan Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, ku takuan drejtorin Dr. Skender Asani. Pasi që ky ishte takimi i parë zyrtarë i këtij niveli të institucioneve të lartpërmendura, u diskutuan shumë tema të rëmdësishme që kanë të bëjnë me arsimin, shkencën, kulturën dhe traditën [...]

1703, 2016

Sekretari i përgjithshëm i BFI-së Irsal ef. Jakupi mbajti ligjeratë me studentët e FSHI-së

Në kuadër të aktiviteteve që burojnë nga planprogrami i Parlamentit Studentor të FSHI-së, sot u realizua ligjerata e parë me studentët e Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup, me ligjerues Irsal ef. Jakupi, Sekretar i përgjithshëm i Bashkësisë Fetare Islame në RM. Tema të cilën e prezantoi Irsal ef. Jakupi ishte: Organizimi dhe funksionimi i Bashkësisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë. Vlen të theksohet se pas prezantimit nga ana [...]

903, 2016

Dekani i FSHi-së priti në takim delegacionin e FSI- Prishtinë

Një delegacion i Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë në përbërje: Prof. Dr. Fahrush Rexhepi, dekan, M-r. Vedat Shabani, sekretar, Prof. Dr. Zija Abdullahu dhe Prof. Dr. Sulejman Osmani, sot vizituan Fakultetin e Shkencave Islame – Shkup, ku u pritën nga dekani i Fakultetit, Doc. Dr. Faredin Ebibi. Gjatë takimit u diskutuan tema nga veprimtaria akademike e të dy institucioneve, ku theks të veçantë iu kushtua elaborimit të procesit të [...]

Go to Top