News2020-09-12T18:27:39+00:00
1505, 2023

PROFESORË E FAKULTETIT TË STUDIMEVE ISLAME NË PRISHTINË NË KUADËR TË SHKËMBIMIT TË STAFIT AKADEMIK QËNDRUAN NË FAKULTETIN E SHKENCAVE ISLAME- SHKUP

Në suaza të memorandum bashkëpunimit të nënshkruar mes Fakultetit të Shkencave Islame - Shkup (FSHI) dhe Fakultetit të Studimeve Islame - Prishtinë (FSI), ku në fokus ka edhe shkëmbimin e stafit akademik, sot në hapësirat e Fakultetit të Shkencave Islame para studentëve të vitit të dytë dhe të katërt ligjëruan dekani i FSI-së, Prof. asoc. dr. Islam Hasani si dhe Dr. Bahri Hoxha.  

1205, 2023

Kuvendit Studentor i Fakultetit të Shkencave Islame- Shkup vizitoi Unionin Studentor të Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë

Një grup studentësh të Fakultetit të Shkencave Islame- Shkup në krye me kryetarin e Kuvendit Studentor të FSHI-së, Luftim Deari, vizituan Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë, ku u mirëpritën nga kolegt e tyre dhe Unionit Studentor i FSI-së në krye me kryetaren Anisa Hoti. Studentët e të dyja fakulteteve këmbyen mendime e ide për një bashkëpunim më të thelluar midis tyre në organizimin e ligjëratave të përbashkëta dhe aktiviteteve [...]

2004, 2023

URIME FITËR BAJRAMIN

Në emër të studentëve dhe stafit të Fakulteti të shkencave islame - Shkup. URIME FITËR BAJRAMIN. Fitër Bajrami, jep mundësinë për t’i shprehur vlerat njerëzore si respektin, tolerancën dhe mirëkuptimin në shërbim të të gjithëve dhe për një të ardhme më të begatë. Zoti  ua pranoftë agjërimi dhe lutjet Tuaja.   Dekani, Prof.Dr. Shaban SULEJMANI

2203, 2023

URIME MUAJI I SHENJTË I RAMAZANIT

Në emër të studentëve dhe stafit të Fakulteti të Shkencave Islame- Shkup  "URIME MUAJI I SHENJTË I RAMAZANIT" Muaji i Ramazanit është muaji në të cilin zbriti Kurani, që është udhërrëfyes për njerëz dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues i të vërtetës nga gënjeshtra, kush nga ju që arrin këtë muaj le ta agjëroj ”. (El-Bekare, 185)   Dekani, Prof.Dr. Shaban SULEJMANI  

1503, 2023

Kuvendi Studentor nikoqirë i Myftiut të Strugës, Mr. Salim ef. Sulejmani,

Sot, në Fakultetin e Shkencave Islame, Kuvendi Studentor organizoi ligjëratë me temë "Përgatitja e të rinjve përballë sfidave bashkëkohore", ligjërues i së cilës ishte Myftiu i qytetit të Strugës Mr. Salim ef. Sulejmani. Programi filloi me leximin e një pjese të Kur'anit nga studenti Hfz. Mervan Ejupi, e më pastaj fjala ishte e myftiut i cili trajtoi temën në fjalë. Ndërsa në pjesën e dytë të programit të cilën e [...]

2802, 2023

Prodekani i Fakuktetit të Shkencave Islame, Doc. Dr. Muaz Agushi merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare “Strategjitë e ardhshme të edukimit, inkuadrimi dhe barazia e të paprivilegjuarve”

Me datë 23 Shkurt 2023, në kryeqendrën e Emirateve të Bashkuara Arabe, Abu Dhabi, prodekani i FSHI-së, Muaz Agushi, morri pjesë në Konferencën e parë ndërkombëtare "Strategjitë e ardhshme të edukimit, inkuadrimi dhe barazia e të paprivilegjuarve", të organizuar nga Organizata Ndërkombëtare “Edukatorët pa kufij" me seli në Gjenevë  të Zvicrës. Gjatë pesë sesioneve u diskutuan një sërë temash, duke përfshirë kushtet dhe sfidat me të cilat përballet mësimdhënia dhe [...]

Go to Top