Sot, me date 23.12.2025 Këshilli Mësimor-Shkencor i Fakultetit të Shkencave Islame, i kryesuar nga prof. dr. Abdulxhemil Nesimi, mbajti mbledhjen e 68-të të rregullt.
Mbledhja u hap me lexim nga Kurani Famëlartë nga përfaqësuesi i studentëve, Ismail Ismaili.
Pas hapjes së mbledhjes nga Dekani, u miratua rendi i ditës si vijon:
  • Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;
  • Propozimi i Rregullores për Organizimin e Brendshëm të FSHI-së;
  • Miratimi i Rregullores për sistematizimin e vendeve të punës në FSHI;
  • Propozimi i anëtarëve të Komisionit recensues për titullin : “Docent i titulluar” në lëndën e fikhut dhe të gjuhës arabe;
  • Inicimi për hapjen e programit studimor 3+2 (Master), për të cilin u formua edhe komisioni përkatës.
Për secilën pikë të rendit të ditës u zhvillua debat i hapur, ku morën pjesë dhe diskutuan të gjithë profesorët.
Me këtë rast, Dekani përshëndeti zgjedhjen e Kryetarit te Parlamentit Studentor Ismail Ismaili dhe Kryesin, duke u uruar sukses në angazhimet dhe përgjegjësitë e tyre të ardhshme.
Dekani falënderoi profesorët për kontributin dhe angazhimin e tyre, si dhe përfaqësuesin e Reisul Ulemasë, h. hfz. Shaqir ef. Fetahu, z. Fejzulla Sadiku.
Për shkak të agjendës së ngjeshur të Reisit, Drejtori i Sektorit Fetaro-Arsimor përcolli përshëndetjet dhe mesazhet e tij, duke uruar stafin akademik për punën, vizionin dhe kontributin në zhvillimin e Fakultetit.
Mbledhja u përmbyll me lexim nga Kurani Famëlartë.