Më datë 02.10.2025, në ambientet e Fakultetit të Shkencave Islame u zhvillua Mbledhja e 67-të e Këshillit Mësimor Shkencor, e cila u kryesua nga Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi.

Mbledhja u hap me lexim të as’hirit nga kryetari i Unionit të Studentëve, Islail Ismaili, dhe më pas vijoi sipas rendit të ditës të parashikuar. Gjatë punimeve, u diskutuan dhe u miratuan çështjet e mëposhtme:

  • Miratimi i rendit të ditës.

  • Vlerësimi dhe miratimi i konstatimeve të Komisionit Recenzues për zgjedhjen dhe rizgjedhjen e dy docentëve në lëndët Akaid dhe Histori Islame.

  • Hapja e konkursit për zgjedhjen dhe rizgjedhjen e tre docentëve të titulluar.

  • Shqyrtimi i raportit mbi pranimin e studentëve për vitin akademik 2025/2026 në ciklin e parë dhe të dytë të studimeve.

  • Zgjedhja e anëtarëve të Drejtuesisë së Dekanatit të Fakultetit.

  • Shqyrtimi dhe dhënia e përgjigjes ndaj kërkesës së studentëve për afat shtesë.

Në përfundim të mbledhjes, dekani i Fakultetit, në emër të tij dhe të stafit akademik, përshëndeti dhe nderoi Prof. Dr. Hasan Xhilo, i cili doli në pension. Ai vlerësoi lart kontributin e çmuar dhe të pandërprerë të profesor Xhilos në arsimin dhe zhvillimin akademik të Fakultetit. Me këtë rast, dekani i dorëzoi atij një Mirënjohje në shenjë respekti dhe falënderimi.

Ky njoftim pasqyron vendimet dhe aktivitetet e mbledhjes, duke dëshmuar përkushtimin ndaj transparencës dhe standardeve të larta akademike të Fakultetit të Shkencave Islame.