Me rastin e Natës së Kadrit, një prej netëve më të mëdha dhe më të bekuara në Islam, Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup shpreh urimet dhe lutjet më të sinqerta për të gjithë besimtarët, duke dëshiruar që kjo natë e madhëruar të sjellë mëshirë, paqe dhe begati për të gjithë.
Kjo natë e bekuar përbën një mundësi të jashtëzakonshme për besimtarët që të afrohen më shumë me Allahun përmes namazit, lutjeve, leximit të Kur’anit dhe veprave të mira, duke kërkuar falje dhe mëshirë nga Zoti i Madhëruar.
Në këtë natë të ndritur, lutemi që Allahu i Gjithëmëshirshëm t’i pranojë ibadetet tona, t’i falë gabimet tona, të na dhurojë shëndet, paqe dhe begati në familjet tona dhe në shoqërinë tonë si dhe të na udhëzojë në rrugën e drejtë.
Ne e zbritëm atë (Kur’anin) në Natën e Kadrit.
E çfarë të bëri ty të dish se çfarë është Nata e Kadrit
Nata e Kadrit është më e mirë se një mijë muaj.
Në të zbresin engjëjt dhe Shpirti (Xhibrili) me lejen e Zotit të tyre për çdo çështje.
Ajo është paqe deri në agimin e mëngjesit.
Urime Nata e Kadrit!
Allahu i pranoftë lutjet, agjërimin dhe të gjitha veprat tuaja të mira.
Me respekt,
Prof. dr. Abdulxhemil Nesimi
Dekan i Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup